Dervishi: Kushtetuesja do te rrezoje "Dosjet"
Partia Socialiste ka shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese do ta rrezoje ligjin e "Dosjeve". Nepermjet nje prononcimi per mediat, anetari i Komisionit te Ligjeve ne Kuvendin e Shqiperise, Besnik Dervishi, njeheresh deputet i PS-se, deklaroi se pas vendimit te Kushtetueses, ky ligj per pastrimin e figurave nuk do te kete asnje vlere. Duke nenkuptuar keshtu se kerkesa e tyre ankimore per rrezimin e ligjit te lustracionit, do te marre miratimin e Kushtetueses. Ne te njejten kohe, megjithese nderkombetaret shprehin rezervat e tyre mbi kete ligj, mazhoranca duket e vendosur per zbatimin e tij. "Shumica ne pushtet po shkon drejt nje situate absurde, me kembenguljen e saj ne ligjin per lustracionin, nderkohe qe faktori nderkombetar kembengul per problemet qe bart ky projekt", ka shprehur shqetesimin deputeti socialist. Sipas Dervishit, ligji i "Dosjeve" eshte kontestuar ne menyre te vazhdueshme dhe jo veten nje here, por gjate nje periudhe te gjate kohe dhe nga gati te gjithe faktoret nderkombetare. "Ajo qe mungon eshte logjika politike e mazhorances, qe mesa duket nuk arsyeton per kete problem, por shkon perpara. Nuk do te uroja qe ky te ishte nje mllef ose me keq akoma, per efekte elektorale", sqaroi anetari i Komisionit te Ligjeve. Megjithese ligji eshte ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese, ne daten 16 shkurt, Parlamenti parashikon te votoje 5 anetaret e Autoritetit, qe do te verifikojne pastertine e zyrtareve. D.Dedej
THIRRJA
Ne prag te miratimit te ngritjes se Autoritetit te Verifikimit te Figurave, Dervishi i ben thirrje parlamentareve, te tregojne se jane me te vertete produkt i shoqerise. "Shoqeria civile duhet te tregoje identitetin e saj, jo varesine e saj nga politika, nga kushdo force qofte ajo", drejtoi thirrjen socialisti.
THIRRJA
Ne prag te miratimit te ngritjes se Autoritetit te Verifikimit te Figurave, Dervishi i ben thirrje parlamentareve, te tregojne se jane me te vertete produkt i shoqerise. "Shoqeria civile duhet te tregoje identitetin e saj, jo varesine e saj nga politika, nga kushdo force qofte ajo", drejtoi thirrjen socialisti.