E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen pensionet per ish-zyrtaret e komunizmit

Polonia rikthen ne vemendje ligjin e lustracionit. Autoritetet polake kane ndermarre nje mase drastike ndaj atyre personave qe kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, ne Poloni. Duke leshuar nje sinjal te forte edhe per vendet, ku vetem tani po nis aplikimi i ligjit qe kufizon te drejtat e shtetasve qe kane bashkepunuar me sherbimet sekrete, qeveria polake ka vendosur te reduktoje ne masen 60 per qind, pensionin mujor per te gjithe ish-bashkepunetoret, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press. Presidenti i vendit Lech Kaczinski ka nenshkruar nje ligj te miratuar ne Parlament, qe redukton pensionet per oficeret e sherbimit sekret te komunizmit dhe zyrtaret me te larte te regjimit. Ky ligj perfshin edhe liderin e fundit komunist, Gjeneralin Vojciec Jaruzelski dhe disa zyrtare te tjere, te cilet ne vitin 1981, vendosen ligjin marcial per te shtypur levizjen e lirise dhe solidaritetit, qe u shfaq hapur kunder regjimit. Ne baze te ligjit te miratuar, pensionet mujore te oficereve dhe zyrtareve do te reduktohen me me shume se 60 per qind dhe do t'i vendose ata, ne te njejten linje me pensionet qe marrin njerezit e thjeshte, te cilat arrijne deri ne 1000 zlots, ose 290 euro. Presidenti Kaczinski nenshkroi ligjin te premten, duke injoruar thirrjet e krahut te majte ne opozite. Keta te fundit jane zotuar te apelojne ne Gjykaten Kushtetuese. Regjimi komunist ne Poloni, perfundoi ne menyre paqesore ne vitin 1989. Ligji i pare i lustracionit ne kete vend, u miratua ne vitin 1997 dhe 10 vjet me vone u modifikua duke perfshire hapjen e dosjeve, per nje sere institucionesh por dhe titullaresh te atehershem te regjimit komunist. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›