E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: KE, monitorim "Dosjeve"

Rozeta Rapushi

Mazhoranca i kerkon Keshillit te Evropes, monitorimin e zbatimit te ligjit te "Dosjeve", ndersa deputeti demokrat Aleksander Biberaj, permendi si jo etike shkarkimin e tij nga posti i zv/presidenti te Asamblese Parlamentare. Ne diten e dyte ne vendin tone, raporteret e Keshillit te Evropes, David Uilshire dhe Jako Lakso zhvilluan takime me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, zevendeskryeministrin Genc Pollo, ministrin e Brendshem, Bujar Nishani, deputetin Biberaj, anetaret e Gjykates Kushtetuese. Nepermjet tyre, Topalli u kerkoi zyrtarisht qe KE, te monitoroje zbatimin e ligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. "Ligji per hapjen e dosjeve, pavaresisht nga historia e eger e krimeve te komunizmit ne Shqiperi, eshte nje variant edhe me i bute se ne vendet anetare te BE-se. Ky eshte nje ligj i domosdoshem, per t'u ndare nga e kaluara dhe per te pare me besim nga e ardhmja", u shpreh Topalli. Kryetarja garantoi, se zbatimi i ligjit do te jete transparent dhe ne permbushje te standardeve. Nga ana tjeter, ajo ftoi anetaret e Asamblese Parlamentare te KE-se per te monitoruar nga afer, zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe shprehu vullnetin e plote te mazhorances, se prioritet mbi te gjitha prioritetet mbetet realizimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kryetarja e Kuvendit beri dhe nje ekspoze mbi pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme, mbi bazen ligjore dhe infrastrukturore te tyre, si dhe vleresoi frymen e konsensusit politik per miratimin e Kodit Elektoral dhe per zgjedhjen e organeve qe do te administrojne zgjedhjet. "Ne do te kemi konkluzionet tona ne fund te takimeve. Jemi ne mes te tyre dhe neser ne oren 11.30 do te kemi nje konference per shtyp, ku do te dalim dhe me nje raport perfundimtar", tha David Uilshire pas takimit. Me pas, raporteret u takuan me numrin dy te qeverise, Genc Pollo si dhe me ministrin e Puneve te Brendshme Bujar Nishani, ku diskutuan mbi situaten politike ne vend. Po gjate dites se djeshme raporteret takuan dhe deputetin e shkarkuar nga posti ne Asamblene Parlamentare te KE-se, Aleksander Biberaj. Ne kete takim, u bisedua mbi proceduren e shkarkimit te deputetit, por dhe mbi zhvillimet politike ne Shqiperi, si dhe ecurine e reformave per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe integrimin ne Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, Biberaj, shprehu besimin dhe bindjen e plote se raporti i KE-se per Shqiperine do te jete realist dhe konstruktiv. Pas misionit verifikues ne terren, raportuesit do te pergatisin nje raport ne lidhje me respektimin e angazhimeve te Shqiperise ne kuader te Keshillit te Evropes, ku temat kyce do te jene ligji per hapjen e dosjeve, pergatitja e zgjedhjeve parlamentare si dhe rasti i shkarkimit te deputetit Biberaj, nga kryesimi i delegacionit tone parlamentar ne Strasburg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›