Dervishi:Buxheti, 3 muaj afat per miratim
Keshilli Bashkiak mund ta mbaje pa miratuar buxhetin e bashkise deri ne tre muaj, kohe kjo e percaktuar qartesisht ne ligj. Gjate kesaj kohe, Keshilli mund te mblidhet disa here, per te diskutuar apo votuar per buxhetin e vitit 2009, ai mund te rrezohet disa here deri ne gjetjen e konsensusit midis keshilltareve. Kryetari i Keshillit Bashkiak, Sokol Dervishi shprehet se cdo diskutim per buxhetin kerkon kohen e vet. "Ne ligj eshte e qartesuar qe buxheti, mund te diskutohet deri ne tre muaj, kohe kjo ku mund te miratohet apo te rrezohet disa here. Edhe gjate vitit te kaluar buxheti eshte diskutuar disa here dhe miratimi i tij eshte bere i mundur vetem ne muajin mars" ka theksuar Dervishi. Por nga ana tjeter ka reaguar Shoqata e Njesive Bashkiake e cila ka pohuar se votimi kunder i buxhetit, ka qene i drejte per vete faktin se ai nuk ka qene i detajuar sipas zerave, po keshtu nuk u jepet zgjidhje ankesave te popullit. "Ne jemi cdo dite prane komunitetit dhe hasemi me shqetesimet e shumta te tyre, por Rama nuk e ka provuar ndonje here kete gje, prandaj dhe e quan buxhetin e institucionit te tij, si me te mirin e ketyre viteve", keshtu u shpreh ne mbledhjen e djeshme kryetarja e Njesise Bashkiake nr.6, Luzhiana Abazaj. Perpos kesaj, ajo tha se nese kerkesat e komunitetit nuk gjejne zgjidhje dhe nuk merren parasysh prioritetet e tyre, Rama duhet te terhiqet. "Si mund te jete kryebashkiaku me prane kerkesave e nevojave te qytetareve, pa realizuar kerkesat e ketij komuniteti qe kane qene te gjitha te pasqyruara ne kerkesat e vjetshme te buxhetit, por ka perfunduar vetem projekte te nisura qe me pare", tha Abazaj. Sipas Shoqates se Njesive Bashkiake, buxheti nuk eshte rrezuar nga keshilltaret e PD-se dhe LSI-se per arsye politike, por sepse ky buxhet nuk permbush investimet dhe projektet, qe duhet te behen ne dobi te komunitetit. Per kete arsye, drejtuesit e Njesive Bashkiake i kane kerkuar kryebashkiakut Rama, te marre parasysh prioritetet e kerkuara nga minibashkite dhe te mos behet pengese per realizimin e investimeve.