E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deschamps: Jam në bisedime me Romën

Trajneri i Marseille, Didier Deschamps, ka pranuar se është në bisedime me Romën për postin e trajnerit të klubin nga kryeqyteti italian.

“Unë jam duke shqyrtuar të ardhmen. Nuk është në pyetje paraja, pasi ai nuk është element vendimtar për mua. Mua më intereson projekti sportiv. Nëse do të thosha se nuk ka pasur kontakt me Romën, atëherë do të më përqeshnit. Trajnerët janë duke u joshur gjatë verës ashtu sikurse lojtarët”.

“Gjëja e vetme që mund t`iu them është se nuk kam vendosur ende asgjë dhe do të pres se si do të zhvillohen ngjarjet, kështu që do të kem një pasqyrë të qartë para se të vendosi definitivisht”, ka thënë Deschamps.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›