Deschamps e pret Mancinin

Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps është optimist se në ditët e ardhshme do të arrihet marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Interit, Amantino Mancini.
“Bisedimet janë duke vazhduar. Por, nuk është lehtë të arrihet marrëveshja. Megjithatë, është e mundshme ta realizojmë në ditët e ardhshme nëse gjithçka shkon sipas planit”, deklaroi Deschamps për uebfaqen zyrtare të klubit. Mancini nuk zë vend në formacionin bazë të Interit dhe pritet të largohet nga klubi gjatë këtij muaji.