Goli i parë i Xhemajlit

Më në fund, pas një viti e gjysmë pritjeje, Blerim Xhemajli e ka gjetur golin e parë në Serie A italiane. Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, të dielën e ka shënuar golin e vetëm të Parmës, e cila megjithatë u mposht nga Livorno me rezultat 2:1.
Tetovari shënoi në minutën e 68-të, pas një goditjeje të fuqishme nga distanca, duke e lënë ‘fjetur’ portierin De Lucia.
Më parë, golat për Livornon i kishin shënuar sulmuesit Tavano (nga penalltia) dhe Lucarelli. Pas kësaj humbjeje, Parma ka rënë në pozitën e tetë, me 28 pikë të tubuara.