E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand do rikthehet pas dy javësh

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se Rio Ferdinand është pranë rikthimit me skuadrën e parë dhe pritet të jetë në fushë pas dy javësh.
Mbrojtësi anglez ka bërë vetëm pesë lojë këtë sezon me Djajtë e Kuq, si pasojë e problemeve, ndërsa Ferguson shpreson që ai të jetë në lojë deri kah fundi i këtij muaji.
"Jam shumë i lumtur me përparimin e Rios. Ai ka vrapuar shumë dhe pritet të kthehet pas dy javësh".
"Por një gjë është e sigurt, meqenëse kemi pritur kaq gjatë, nuk do ta kthejmë para se të jetë qind për qind (i rikuperuar)", ka thënë skocezi për Mail on Sunday.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›