E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voronin në Dynamo Moska

Andriy Voronin ka kompletuar transferimin nga Liverpool në Dynamo Moska për 2 milionë funta. Sulmuesi ukrainas ka thënë se ka refuzuar oferta nga Bundesliga për të kaluar në kryeqytetin rus.

“Kisha mundësi të shkoja në Gjermani por kam zgjedhur Dynamon. Isha i kënaqur me qasjen profesionale të zyrtarëve të Dynamos gjatë bisedimeve. Po ashtu kam biseduar me trajnerin e Dynamos, Andrey Kobelev me të cilin kemi këndvështrim të ngjashëm rreth futbollit”, tha Voronin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›