E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres mund të shitet

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka pranuar se klubi mund të konsiderojë ofertat për sulmuesin Fernando Torres nëse nuk kualifikohen për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Gjendja financiare e Liverpoolit nuk është ajo më e mira dhe kjo ka bërë që klubi të mos bëjë shpenzime të konsiderueshme në përforcime.

“Ne do të duhej të bisedonim rreth kësaj. Përfundimi në katër pozitat e para është shumë i rëndësishëm për të mbajtur ekipin aktual”, tha Benitez i pyetur rreth mundësisë së largimit të Torresit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›