Adriano ndërron fanellën, por jo zakonet!
Flamengo - Adriano duket se e ka shumë të vështirë të heqë dorë nga “huqet” e tij, që në Itali i ka shfaqur shpeshherë. Sulmuesi brazilian ka munguar për të dytën herë në stërvitjen e skuadrës së Flamengos, duke e nervozuar shumë trajnerin e saj.
Të njëjtin veprim Adriano bëri edhe para dy javësh, kur mungoi në stërvitjen e paradites. Ai i doli para trajnerit me arsyen se nuk kishte pasur mundësinë ta lajmëronte nëpërmjet telefonit për vonesën.