Deshamps kërkon të marrë Tiagon tek Marseja
Marsejë - Didier Deshamps mendon të afrojë tek Olimpiku i Marsejës mesfushorin juventin, Tiago. Mediat italiane, dhe ato franceze, theksojnë se rikthimi i Tiagos në kampionatin francez mund të arrihet mjaft lehtë.
Deshamps është një figurë e njohur në ambientin e Juventusit, pasi ai e drejtoi këtë skuadër në sezonin kur luajti në Serinë B. Ky fakt mund të ndikojë në përshpejtimin e negociatave, kur dhe vetë futbollisti portugez do ta mirëpriste një rikthim në Ligue 1.
Por, Marseja ka një plan B nëse nuk arrin marrëveshjen me Tiagon. I gatshëm është mesfushori i Lorientit, Fabrice Abriel, i cili e pret me krahëhapur një ofertë nga nënkampionët.