Viera: Duel midis Lionit dhe PSG
Milano - Mesfushori francez Patrik Viera është gjithnjë e më larg Interit. Në fakt tekniku portugez i Interit nuk i ka dhënë garanci dhe ai kërkon të luajë me vijimësi për të mos humbur botërorin e 2010. Sipas francezes L'Equipe, për 33 vjeçarin janë interesuar ekipi i Lionit dhe i Paris Sen Zhermenit. I pari për të plotësuar boshllëkun e lënë nga braziliani Zhuninjo, ndërsa PSG për ta formuar në qendër të mesfushës mesfushën kombëtares franceze bashkë me Klod Makalelen.