E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshamps kërkon Tiagon tek olimpiku i Marsejës

Marsejë - Didier Deshamps kërkon të marrë mesfushorin Tiago tek skuadra e Olimpikut të Marsejës. Ish-kapiteni i Francës do të marrë drejtimin e marsejezëve menjëherë sapo të përfundojë ky sezon, dhe si afrimin e parë ai mendon të ketë portugezin Tiago, i cili aktualisht luan me Juventusin.

Deshamps ka qenë trajner i Juventusit para dy sezonesh, në kohën që gjigantët e futbollit italian dhe atij botëror luanin në serinë B. Ai arriti ta ngjisë “Zonjën e Vjetër” në Serinë A, dhe aty përfundoi edhe misioni i tij në Torino. Ndërkohë, Tiago mund të cilësohet si një dështim i vërtetë për skuadrën e Juventusit këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›