E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli i gatshëm për të shitur Alonson

Liverpul - Klubi i Liverpulit është i gatshëm për të shitur futbollistin Alonso nëse do të vinte një ofertë më e lartë se 30 milionë euro. Mediat spanjolle deklarojnë se skuadra angleze ka hapur të gjitha dritat jeshile për një marrëveshje të mundshme me Realin e Madridit.

Këta të fundit interesohen prej kohësh për Alonson, por deri tani pengesë ka qenë vetë skuadra e Liverpulit, e cila e ka cilësuar si të vlefshëm spanjollin për planet e saj. Ndërkohë, aktualisht ngërçi i vetëm për Realin e Madridit është shifra tepër e lartë që kërkojnë anglezët për kartonin e Ksabi Alonsos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›