Bashkia: Vokshi shpif firma s'ka marrë leje ndërtimi
TIRANE- Bashkia e Tiranës deklaron se kompania “Vizion Construction shpk” administrator kryesor i të cilit është bashkëshorti i deputetes Albana Vokshi, Arian Tartari, nuk ka përfituar asnjë leje ndërtimi. Për këtë arsye Bashkia pretendon se ska si të ketë përfituar rryshfetin prej 100 milionë eurosh që deklaroi dje deputetja demokrate. Zëdhënësi i shtypit i Bashkisë Florion Serjani i quajti sot “shpifje të radhës” dhe “përrallë” historinë e dhënies së lejes së ndërtimit në këmbim të 100 milionë eurove.
Deputetja demokrate publikoi, dje, në një konferencë të posaçme shtypi, një dokument, ku vërtetohej se në kompaninë e përfaqësuar nga administratori Tartari, "Vizion Construction shpk", 20 për qind të aksioneve të saj i ka Dritan Avllaj, i njohur si "Tan Lepuri". Sipas Vokshit përfshirja e Avllajit në këtë kompani ka qenë e detyruar për shkak se ai është miku i ngushtë i Edi Ramës, të cilin e akuzoi si përfituesin e vërtetë të vlerës prej 100 milionë euro që kanë pasur 20 % e aksioneve.
“Zonja Vokshi njësoj si të gjithë pushtetarët që akuzohen me prova konkrete për korrupsion tregoi një përrallë me leje ndërtimi. Por duke kërkuar të tregohet origjinale tha se Edi Rama i ka kërkuar rryshfet 100 milion euro. Mesa duket kjo duhet të jetë arsyeja që gjen zonja, faktit se firma e letrave që ajo tund para ekraneve s’ka marrë kurrëfarë leje ndërtimi. “ – reagoi sot në një prononcim për shtyp zëdhënësi i Bashkisë Florion Serjani.
Sipas Bashkisë akuzat bëhen për të “devijuar vëmendjen e opinionit publik nga provat e keqqeverisjes e të korrupsionit të tij skandaloz” dhe deputetja do të paditet në prokuri për shpifje.
Partia Socialiste ka artikuluar javët e fundit një sërë akuzash ndaj deputetes të PD-së, Albana Vokshi, duke e akuzuar atë se në mënyrë korruptive dhe në konflikt të pastër interesi, ka favorizuar kompaninë e biznesit të shtetasit Arjan Tartari, me të cilin bashkëjeton.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Vokshi: Burri im i dha Ramës100 mln Euro ryshfet