E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia: Burrin ma ekzekutoi Aldo Bare

Tirane - Pas 11 vitesh eshte perballur serish me disa nga ekzekutoret e bashkeshortit te saj. Per tre ore me radhe, ka ritreguar ngjarjen, ne te cilen kater persona, te veshur me uniforme policie dhe pa kapele, kane shkrepur kembezen e automatikut, duke i lene te vrare bashkeshortin e saj perpara duarve. Ora shenonte 9:30, kur dy makina policie kane shoqeruar Mimoza Demirin per ne Gjykate te Krimeve te Renda, per te deshmuar ne lidhje me vrasjen e gushit te vitit 1999, kur anetaret e "Bandes se Lushnjes" i kane vrare bashkeshortin, Xhevat Demiri. Deshmitarja okulare e kesaj ngjarjeje eshte shoqeruar per ne katin e trete te gjykates, nga e cila ka dhene deshmine e saj me video-konference. Perpara trupit gjykues, gruaja ka sqaruar se ate dite ishte duke u kthyer me bashkeshortin e saj per ne Lushnje, me fugonin e tyre te bardhe, se bashku me te ndodheshin edhe dy shoket e tij. Rruges, duke hyre per ne qytet, iu ka dale nje makine policie, e cila, pasi ka pare qe kane qene familjare, eshte larguar. Por, pak minuta me vone, furgonit i kane dale perpara kater persona, te cilet ishin te veshur me uniforme policie, por ishin pa kapele. Midis tyre i pranishem ka qene dhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, Afrim Hoxha dhe Ilir Stregu. Ndersa me nje makine pak me tutje i priste Arben Borici. Sipas ngjarjes te rindertuar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, te pandehurit, pasi kane i kane kerkuar viktimes qe te dilte nga makina, e kane qelluar me automatik disa here. Gruaja ka bere te ditur gjykates se, pasi i kane qelluar bashkeshortin, te kater personat jane larguar ne drejtim te paditur. Sipas deshmise se gruas, ne vendngjarje kane ardhur persona te tjere, te cilet e kane derguar bashkeshortin e saj per ne spital, por ky i fundit kishte nderruar jete. Dy te pandehurit, qe ndodheshin ne seance, Rexhep Gina dhe Afrim Hoxha, nuk kane reaguar fare. Deshmitarja e thirrur nga ana e akuzes me pas eshte larguar nen shoqerine e forcave policore. Deshmitari i radhe si thirrur nga ana e akuzes, ka qene Lorenc Hajdari. Ky i fundit ka bere me dije gjykates se diten kur eshte vrare, ka qene ne lokalin e shokut te tij, kur ka degjuar nje zhurme armesh. Pasi ka rendur, ka pare se ishte shtrire pertoke i mbuluar me gjak Xhevat Demiri. Ndersa bashkeshortja e tij ulerinte me te madhe, ndersa thoshte se "shteti ma vrau burrin". Deshmitari ka bere me dije se viktimen e kishte pare disa here me Artur Dajen, ky i fundit eshte vrare nga "Banda e Lushnjes" dhe me pas i eshte shetitur koka e prere neper qytet. Te pandehurit e "Bandes se Lushnjes", te cilet po gjykohen nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda, jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur mbi ta akuzat e "vrasjes me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", si dhe "organizate kriminale". Ne seancen e radhes do te thirren per te deshmuar deshmitare te tjere. Procesi gjyqesor ne ngarkim te shtate te pandehurve ka nisur qe me 4 maj te vitit te kaluar, ku per nje vit me radhe gjykata e ka shtyre seancat per arsye te mungeses se avokateve, si dhe preferencave te te pandehurve per trupin gjykues, i cili eshte ndryshuar disa here. Ky eshte grupi i dyte i te pandehurve te "Bandes se Lushnjes". Redinalda Caushaj

Bare arrestohet ne Turqi

Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare, si dhe kreu i "Bandes se Lushnjes" u arrestua ne Ankara te Turqise, me daten 25 mars te vitit te kaluar. Ka qene pikerisht viti 1997, kur Bare, efektiv special i forcave blu ne ate kohe, ka dhene doreheqjen dhe ka krijuar aktivitetin e tij si kreu i "Bandes se Lushnjes". Bare ishte ai qe jepte urdhrat, nderkohe qe anetaret e tjere realizonin vrasjet. Prokuroria e krimeve te renda e akuzon kete te fundit per 5 vrasje te kryera me paramendim, dy te mbetura ne tentative, si dhe per shkaterrim pronash etj.

Dondollaku arrestohet ne Itali

Enver Dondollaku, i njohur ndryshe dhe si krahu i djathte i Aldo Bares, u arrestua nga policia italiane me 21 maji te vitit te kaluar ne Padova, te Italise, ku kishte shkuar te takonte te vellane qe banonte ne kete qytet. Dondollaku eshte denuar nga drejtesia italiane me 16 vjet heqje lirie per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Prokuroria e Krimeve te Renda e akuzon kete te fundit per kater vrasje te kryera ne bashkepunim me Baren, vrasje te mbetura ne tentative, shkaterrim prone me zjarr, vjedhje me dhune, pjesemarrje ne organizate kriminale etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›