Dëshmia, Dino Kristodulu abuzonte seksualisht dhe torturonte fëmijët
09/09/2009 David Braun akuzon para gjykatës vartësit e tij Dinon dhe Robin Arnold
TIRANË – Skandali i marrëdhënieve seksuale me të mitur të strehuar dhe marr në mbikëqyrje nga tre shtetas anglez, është thelluar dhje me anë të dëshmive në gjykatë. Para trupit gjykues dje ishte në cilësinë e dëshmitarit, shtetasi anglez, Xhon David Braun. Është dënuar me 20 vjet burg për të njëjtat akuza, që aktualisht janë duke u gjykuar edhe dy shokët e tij, Dino Kristodulu dhe Robin Arnold. “Kryerje të marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur”. Një akuzë e rëndë, për të cilën dje David Braun u shpjegua me hollësi. Tortura fizike, përdhunime, kërcënime të tipeve të ndryshme, heqje e ushqimit, lidhje me litar, pas krevateve. Të gjitha këto veprime kanë dalë për herë të parë dje gjatë seancës nga dëshmitari David Braun. U shoqërua nga burgu për në sallën e gjyqit. “Unë vet nuk kam parë gjë. Por kam marrë sinjale nga punonjësit e qendrës dhe nga vet fëmijët për atë çfarë ndodhte. Fëmijët filluan të më raportonin për bëmat e Dino Kristodulo. Ai i lidhte me litar, i rrihte, i hiqte ushqimin, i kërcënonte se do t’i vriste në rast se do të tregonin për ato që ndodhnin”, - kështu e filloi dëshminë e tij dëshmitari David Braun, ish- drejtues i qendrës “Fëmijët e tij”. Më pas ai i tha gjykatës se kjo nuk ishte e gjitha. “Një rast pastruesja më tregoi se kishte parë me sytë e saj një fëmijë të zhveshur dhe të shtrirë në krevat bashkë me Dinon. Dino e ledhatonte fëmijën dhe i tregonte....Unë u skandalizova nga këto gjëra. Ia bëra të ditur edhe Dinos, por ai fillimisht nuk më dëgjoi. Pas kësaj ngjarje të tjerat pasuan. Skandali plasi. Dino kishte abuzuar me një pjesë të madhe të fëmijëve të qendrës dhe i kërcënonte ata për të mos treguar. Ai i linte pa bukë dhe i nxirrte natën nga krevati për të plotësuar epshet e tij”, vazhdoi më tej dëshminë David Braun. Dëshmitari tashmë ishte i mbushur me mllef dhe e zbrazi të gjithë para trupit gjykues kundër dy ish- vartësve. Pyetjet iu bënë nga ana e prokurorit të çështjes. Ndërsa foli ashpër për Dinon dhe tha fakte konkrete, Davbid Braun nuk e bëri këtë gjë haptazi për të pandehurin tjetër Robin Arnold. “Mua fëmijët që të gjithë më flisnin me fakte për Dinon. Sa për Robin ata flisnin nën zë, por nuk di gjë konkrete. Gjërat më të tmerrshme janë bërë nga Dino”, - deklaroi dëshmitari. David Braun i tha dje gjykatës se për të gjitha veprimet që kishte mësuar se ishin bërë kundër fëmijëve nga Dino, kishte lajmëruar autoritetet përkatëse.
Na bënin moral për të mos nxirrnim abuzimet
Fëmijët 9 dhe 14 vjeç, dëshmuan kundër të pandehurve
“Na rrihnin, na jepnin bukë një herë në ditë për të thënë që në të shumtën e rasteve na linin edhe pa ngrënë. Na bënin moral për të mos nxjerrë jashtë dyerve të shoqatës asnjë fjalë lidhur me atë që ndodhte. Jetonim si në ferr, por nuk kishim se ku të venim”. Kjo është një pjesë e dëshmisë së dhënë në gjykatë me anë të videokonferencës nga dy fëmijë të moshës 9 dhe 14 vjeç, të cilët janë mbajtur dhe trajtuar në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij”. Por kjo është pak. Fëmijët kanë treguar tmerret që kanë kaluar kur abuzoheshin seksualisht nga drejtuesit e qendrës. Kanë qenë të dy pothuajse të një mendimi. “Me ne kanë abuzuar Dino Kristodulu dhe David Braun. Ne çdo ditë duhej të shtriheshim në krevat sepse ashtu donin xhaxhi Davidi dhe Dino. Duam të themi se të dy këta kanë abuzuar me ne pas orës një të natës. Kur të gjithë fëmijët flinin, ata vinin dhe na zgjonin me radhë. Na merrnin në dhoma të veçanta dhe abuzonin me ne duke bërë gjëra të ndyra. Ne ishim të detyruar të qëndronim ndonëse qanim, por askush nuk na ndihmonte”, janë shprehur dy fëmijët e mitur. Tashmë gjithçka duket se ka marr një zgjidhje. Fëmijët e abuzuar nga anglezët e shoqatës “Fëmijët e tij”, të drejtuar nga David Braun dhe Dino Kristoduli e Robinm Arnold, e kanë kaluar momentin e frikës.