Dëshmia e gjeneralëve: Kadri Hazbiu sabotoi fortifikimin e kufirit

Kadri Hazbiu
I kryqëzuar për sabotimin e vijës së partisë në fushën e mbrojtjes, Kadri Hazbiu akuzohet nga ushtarakët e lartë se ka bllokuar fortifikimin e brezit
kufitar për të lënë të hapur shtigjet për vërshimin e armiqve të jashtëm në territorin e Shqipërisë Në seancën e datës 25 shtator 1983, tashmë në praninë e Rrapi Minos, prokuror i Përgjithshëm, ish-ministri i Brendshëm, detyrohet të përgjigjej për vepra të tjera kriminale që i përkasin periudhës
kur kryente detyrën e kreut të Mbrojtjes. Këtë radhë janë shtatmadhorët
e ushtrisë, Veli Llaka, Nazar Berberi, Halim Abazi, Qemal Gegollari, që e akuzojnë për shpërfilljen e rolit të partisë si njësi e reparte për
sabotimin e fortifikimit të rajoneve kufitare, për ndërprerjen
e qëllimshme të punimeve në vendkomandën sekrete të Shtabit të Përgjithshme, për zvarritjen e organizmit të mbrojtjes kundërtanke.
Mohimi kategorik që u bën Kadri Hazbiu dëshmive të bashkëpunëtorëve të afërt dhe drejtuesve të lartë të ushtrisë për prokurorin e Përgjithshëm, të pranishëm në hetime, mbetet një përpjekje e dështuar për tiu shmangur përgjegjësive penale. I prerë në qëndrimin ndaj Hazbiut, Rrapi Mino bëhet më i ashpër në procesin gjyqësor, ku përveç dëshmive të ushtarakëve, i kujton ish-kreut të Mbrojtjes se ka sabotuar urdhrin e Komandantit
Suprem për ti kthyer në bunkerë të lëvizshëm traktorët e parkut të makinave
bujqësore. Me aq sa shpjegohet përpara kryeprokurorit, ish- ministri i Mbrojtjes zbardh rrethanat në të cilat ka punuar me korpusin e specialistëve
përkatës për përmbushjen e këtij objektivi, i cili siç vëren ai, për arsyet që dihen, mbeti një ide. Gjithsesi, akuza e traktorëve të destinuar për autoblinda, përbën vetëm një detaj nga skaneri që i ka bërë Hetuesia veprimtarisë armiqësore të Kadri Hazbiut, ku ajo për çështjen e fortifikimit mbetet më kryesorja. Në pretencën e Rrapi Minos ngihen pengesat që ka
krijuar Hazbiu për betonizimin e rajonit të mbrojtjes së batalionit, për zhvendosjen e pozicioneve të zjarrit nga fusha në mal e deri te orientimi
i gabuar që ka dhënë për të lënë zbuluar drejtimet kryesore të mësymjes së ushtrive të huaja ndaj vendit tonë
Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Qemal Gegollari, më datën 28.9.1983. Çke për të thënë rreth saj?
Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Qemal Gegollarit dhe kam për të thënë se programet e përgatitjes së artilerisë bëheshin nga Drejtoria e Artilerisë dhe zv. ministrat përkatës. Mua nuk më është ngritur ndonjëherë se koha e
caktuar për stërvitjen është e pamjaftueshme. Unë di se pozicionet e zjarrit të artilerisë e kanë aneksin për municionet. Për lagështirën në rastet
e vërtetuara nuk e mbaj unë përgjegjësinë, por vetë repartet e artilerisë që duhet të mirëmbanin. Projektet e pozicioneve të artilerisë janë
përgatitur dhe miratuar nga strukturat përkatëse. Unë nuk kam bërë ndonjë ndryshim të këtyre projekteve. Le të shihen dokumentet. Organikat e
artilerisë nuk janë shkurtuar pa studim e konsultim. Për kompletimin e tyre me ushtar aktiv ka pasur mendime të ndryshme dhe u vendos që
të jenë aktivë aq sa duheshin dhe pjesa tjetër, rezervistë. Për artilerinë e batalionit në konsultimin e gjerë që u bë, u arrit në mendimin se ajo duhej
reduktuar dhe nuk duhet të ishte tip standard në çdo batalion, por sipas drejtimit. Ky studim u reflektua në strukturën që do ti paraqitej
Këshillit të Mbrojtjes në vjeshtë të vitit 1982. E vërteta është se me porosi të
udhëheqësit, unë kam insistuar që të studiohet dhe të bëhet organizmi i mbrojtjes kundërtanke kudo.
Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshmitë e bërë nga Halim Abazi me datën 29.6.1983. Ç ke për të thënë rreth saj?
Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Halim Abazit dhe kam për të thënë se stërvitjet në korpuse e brigada bëheshin sipas idesë së përafërt të planit operativestrategjik. Provat për gatishmërinë kanë qenë të vazhdueshme
në të gjitha rangjet, mua kështu më është raportuar nga Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Operative dhe ky vetë si kryetar Dege. Koordinimi
i stërvitjeve me kufirin dhe forcat e brezit të Sigurimit bëheshin nga korpuset
dhe kontrolloheshin nga Drejtoria Operative dhe vet ky. Nuk është e vërtetë që të kem qenë për teorinë e rrëshqitjes.Për mbulimin e drejtimeve kryesore të lëna pas dore, siç ishin ai i Kukësit, Tropojës, Peshkopisë me objekt
fortifikimin, janë dokumentet dhe le të shikohen. Kërkesa për kompletimin e
fortifikimit me transhe, flasin dokumentet, nuk është lënë pas dore. Rishikimi i dislokimit të reparteve të gatishmërisë së përhershme është bërë me porosi të udhëheqësit dhe do ti paraqitej atij gjatë vjeshtës së vitit 1982. Studimi
i strukturës së ushtrisë u bë me pjesëmarrjen e kuadrove të nevojshëm sipas miratimit të udhëheqësit. Nëse ka dal ndonjë sekret, unë nuk e di.
Përllogaritjet në planin operativ ekzistues kanë qenë të fryra dhe për to kam dhënë shpjegime. Nuk është e vërtetë të kem thënë se për Ministrinë e Mbrojtjes nuk është problem zbatimi i vendimit të Byrosë Politike mbi
metodën e punës, strukturën dhe kompetencat.
Pyetje: Po të njohim i pandehur me dëshminë e bërë nga Veli Llakaj, datë 6.6.1983. Çke për të thënë rreth saj?
Përgjigje: Unë e lexova dëshminë e Veli Llakës dhe kam për të thënë se për stërvitjet e mëdha kanë qenë Mehmet Shehu, Veliu dhe drejtues të tjerë të Ministrisë. Shebenikun 80 e kishin përgatitur këta me kohë, unë
kam qenë për stërvitjen e vogël me kompaktësim deri në batalion pranë shkollës së lirë dhe krahas kësaj të forcohej përgatitja e shtabeve dhe
rrallë të bëheshin stërvitje në shkallë brigade me trupa. Veliu ka hezituar për këtë lloj stërvitje, por megjithatë ka rënë dakord dhe kjo është reflektuar
në programet stërvitore. Për prapambetjen e vendkomandave dhe të pikave të drejtimit, që thotë Veliu, unë di se është ecur sipas planit.
Nga ana ime është shtruar si detyrë që të studiohet projekti tip i pikave të drejtimit për ti thjeshtuar ato në bazë të funksionit të tyre, sepse ashtu siç
ishin ndërtuar, ishin një dublim i vendkomandës. Për këtë gjendje nuk mbaj unë përgjegjësi, pasi ato janë ndërtuar para se të shkoja unë ministër i Mbrojtjes. Për ndërtimin e madh dhe pa kriter të rajoneve të fortifikimit
me qendra zjarri betonarme e kanë përgjegjësinë Mehmet Shehu, Veli Llakaj e
të tjerë, që i kishin miratuar e ndërtuar ato. Kur kam vajtur unë ministër i Mbrojtjes, kemi diskutuar thjeshtimin e objekteve betonarme, të përgatiten
pozicione gjysmë të gatshme dhe tu jepen prioritet transheve, punimeve fushore që të lidheshin qendrat e zjarrit. Kemi hequr disa pozicione
betoni për artilerinë e transportueshme që ishin pa vlerë dhe të rrezikshme për konceptimin e luftës. Fortifikimin nga lart poshtë e kam thënë
unë të bëhet në zonat kodrinore për çdo rajon mbrojtjeje batalioni. Kjo për
mua ishte e drejtë, sepse endej pas numrit të qendrave të zjarrit, dhe jo në bazë të rajonit të mbrojtjes të çdo batalioni. Është e vërtetë që kam
biseduar me Veli Llakën se na duhet të studiojmë disa rajone mbrojtëse batalioni, që kishin dendësi qendrash zjarri pa kriter, prej të cilave një
pjesë mund të çmontoheshin në vend që të prodhoheshin të reja. Ky ishte një mendimi imi që e shpreha në gusht të vitit 1982, me të cilin ishte
dakord edhe Veli Llakaj e që duhej studiuar me Shtabin e Përgjithshëm dhe Drejtorinë e Fortifikimit. Për vendkomandën e Këshillit të
Mbrojtjes (e quajtur Fusha) asgjë nuk është penguar nga unë. Veli Llakaj