Elbasan, gjendet e vetëvaruar nëna e re

Rikthehet fenomeni i vetëvrasjes në qarkun e Elbasanit. Një nënë e re, 20 vjeçare, është vetëvaruar në ambientet e një magazine pranë shtëpisë së saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavlash të këtij qyteti, ku Silvana Bitri, nënë e një fëmije disajavësh, në kushte të rënda depresioni i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur.
Viktima është gjetur nga familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar policinë dhe janë përpjekur për ta shpëtuar, por përpjekjet e tyre kanë rezultuar të kota, pasi e reja kishte vdekur. Policia e qarkut të Elbasanit, ka informuar se 20 vjeçarja ishte nënë e një foshnje disajavëshe, dhe ka qenë depresioni, ai që ka çuar viktimën të ndërmarrë një akt të tillë vetëvrasës.