E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Sot presim vendime të rëndësishme

Minatorët e Bulqizës, të cilët prej katër ditësh ndodhen në grevë urie, presin sot një përgjigje për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kreu i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikolla ka deklaruar se kanë kontaktuar me METE dhe kryeministrinë dhe kërkesat e tyre janë pranuar.

“Kërkesat tona janë pranuar dhe u vërtetuan. Kishim katër kërkesa. Dje u pranua nga ministria, largimi i firmave pirate. Është pranuar nga pronari rritja e pagës prej 10-20%, si dhe siguria dhe shëndeti në punë që është problem thelbësor. Gjatë ditës presim vendime të rëndësishme. Janë pranuar publikisht kërkesat, por ne nuk kemi asgjë institucionale, dhe kërkojmë nënshkrimin e një protokolli marrëveshjeje”, është shprehur Nikolla.

Po ashtu nga ana tjetër, ai ka deklaruar se nëse kërkesat e minatorëve nuk do të plotësohen, situata do të acarohet më tepër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›