Dëshmia, fabrika e Gërdecit u hap para se të jepej leja
TIRANE- Fabrika e demontimit të armëve në Gërdec ishte hapur para se të jepej leja për fillimin e punës në të. Gjykata e Tiranës po vlerëson një prej provave të gjykuara si ndër më të rëndësishmet të paraqitura në dosje nga ana e Prokurorisë., dëshimnë e një ish roje të fabrikës i cili kishte deklaruar ditë më parë se kishte filluar punë në fabrikë në shkurt të vitit 2007., kohë kur ende nuk kishte një vendim për hapjen e kësaj fabrike. Beqir Prini është emri i rojes i cili pohoi se filloi punë në fabrikë në shkurt të 2007-ës , por sipas prokurorëve, në këtë kohë nuk ishte shpallur as vendi ku do të demontoheshin municione dhe vetëm një projekt/vendim për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të forcave të armatosura të hequra nga përdorimi. Sipas Prokurorisë, që i referohet shkresave zyrtare, janë dashur edhe 3 muaj të tjerë që Ministria e Mbrojtjes të nxjerrë një urdhër për përzgjedhjen e kompanisë së huaj SAC dhe shoqërinë e nënkontraktuar AlbaDemil, për procedurën e shitjes së municioneve me gëzhojë tunxhi. Më tej dëshmitari kishte sqaruar para trupit gjykues se në fillimet e punës së tij në shkurt 2007 kishte parë të vinin e të sistemonin vendin , Mihal Delijorgjin e Minxhollin sëbashku me persona të tjerë. Ndërkohë në seancën e stome , mungesa e avokatëve të 5 të pandehurve ka shtyrë për një javë seancën e radhës për tragjedinë e Gërdecit. Trupi gjykues në gjykatën e shkallës së parë në kryeqytet, i kryesuar nga Ritvan Hado vendosi të caktojë 29 janarin si datën për seancën e rradhës. Vendimi erdhi pas deklaratës së avokatëve të disa të pandehurve mes të cilëve, Sokol Ngjeci apo Luan Hoxha të cilët njoftuan se nuk do të jenë në Shqipëri për ditët në vijim, për shkak të një udhëtimi në Itali organizuar nga dhoma e avokatëve. Bëhet e ditur se avokatët do të ndjekin ndeshjen e futbollit Milan-Inter e për këtë arsye nuk mund të ishin prezent në seancën e kësaj të premte dhe as në atë të ditës së hënë. Kryegjyqtari Hado tha pavarësisht mungesës së pajustifikueshme të avokatëve, do të pezullohet periudha e paraburgimit për të dënuarit e kësaj kategorie. (e.n/News24/BalkanWeb)