E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Basha: Nesër nis verifikimi i dëmeve

SHKODëR- Në një takim ndërministror të mbajtur sot në Shkodër është vendosur që nga nesër të nisë verifikimi i dëmeve për shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Në këtë takim merrnin pjesë minstrat Basha, Ruli e Olldashi. Vetë ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka deklaruar se që nesër nis verifikimi i dëmeve për shtëpitë e dëmtuara të banorëve në Shkodër.“ Këmi përcaktuar komisionet e dëmshpërblimeve të cilët do nisin punën që nesër për të vlerësuar dëmet shtëpi më shtëpi”- deklaroi Basha pas mbledhjes ndërministrore.Gjithashtu ministri i Brendshëm bëri apel për mospërdorimin e ujit të cezmave, deri në momentin e dezinfektimit të plotë të zonës, duke u shprehur se do tju shpërndahet ujë i ambalazhuar në këmbim të tij.“U kërkoj banorëve të mos konsumojnë ujin e cezmave por të përdorin ujë të ambalazhuar që do tju shpërndahet nga emergjencat civile, deri në dezinfektimin e plotë të zonave të banuara. Do të vazhdojë groposja e bagëtive të ngordhura” – bëri me dije Basha.Gjithashtu u premtua sigurimi i ushqimit për bagëtitë e këtyre zonave dhe përforëcimi i argjinaturave mbrojtëse.Ndërkohë që sipërfaqja e ndodhur nën ujë vazhdon të zvogëlohet dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Përditë e më shumë po kthehen banorë në shtëpitë e tyre.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›