Raiffeisen Bank financon një projekt ambicioz për basketbollin
TIRANE- Raiffeisen Bank në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit kanë nisur zbatimin e një projekti ambicioz për zhvillimin e basketbollit në ciklin e ulët dhe atë 9-vjecar. “Basketbolli në Shkollë” , është një projekt që synon promovimin e basketbollit si një element i rëndësishëm edukativ, mësimor dhe shëndetësor. Ai do të shtrihet fillimisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës, por në të ardhmen edhe në qytete të tjera. Projekti synon të aktivizojë fillimisht rreth 2500 nxënës të pesë shkollave 9-vjeçare. Këto qytete u zgjodhën të parat për traditën e tyre në këtë sport. Raiffeisen Bank, si Sponsor Gjeneral i këtij projekt ofroi mbështetjen financiare, e cila është shumë e rëndësishme për këtë iniciativë ambicioze. Federata Shqiptare e Basketbollit ofroi mbështetjen teknike dhe logjistike. President i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Z. Avni Ponari tha se, ”shpreh entuziazmin tim për këtë projekt prestigjioz, të hapjes së basketbollit në shkollat e ciklit të ulët si edhe për aktorët kryesorë të tij,FSHB dhe Raiffeisen Bank, por jo të vetëm. Përgëzoj koordinimin e suksesshëm të punës së deritanishme,i cili kam besimin e plotë që do ta përmbushë objektivin kryesor të këtij projekti, qe i sherben edukimit sportiv te brezit te ri”,Një ndër objektivat afat mesme të këtij projekti është krijimi i një shkolle të mirëfilltë basketbolli..Raiffeisen Bank në Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesorë të performancës. Baza e saj e aseteve është afro 2 miliardë Euro dhe ka nje rrjet prej 102 degesh neper te gjithe vendin.(m.a/BalkanWeb)