E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet pas shkrehjes se demonstrates deshmitaret akuzojne gardistet


TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se Tiranes qe po punon per zbardhjen e pasojave te demonstrates se 21 janarit ne kryeqytet ka siguruar deri me tani pese deshmi te rendesishme qe drejtojne gishtin drejt gardisteve si autor te vrasjeve te tre personave dhe plagosjen e 7 te tjereve me arme zjarri.

Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve prokuroria brenda 7 diteve ka siguruar pese deshmitare te plagosur te lenduar dhe okulare ne momentin e vrasjes se shtetasit Hekuran Deda te cilet akuzojne gardistin qe ndodhet ne tunelin ne krah te kryeministrise.

Sipas ketyre te dhenave prokuroria ka marr ne pyetje dhe ka administruar ne dosje deshmite kater demonstruesve dhe nje gazetari qe ne momentin e vrasjes se demonstruesit Deda kane qene afer tij. Nje nga deshmitaret ka qene ngjitur me viktimen dhe ka tentuar ti jap ndihme te vrarit per ti ndal gjakderdhjen nga plumbi qe i kishte pershkruar koken.

Gjithashtu deshmi ka dhene edhe gazetari doren e te cilit ka pershkruar plumbi para se ta godas koken e te ndjerit Deda. Te dy keta deshmitare dhe tre persona te tjere kane drejtuar gishtin duke akuzuar per vrasje gardistin qe ndodhet ne krah te kryeministrise. Sipas hetimeve ky ka pasur ne dore nje arme te tipit MP-5. Ne kete vend prokuroria pas qetesimit te situates ka sekuestruar edhe nje sere gezhojash te kalibrit 9 mm te cilat kane dale nga te shtenat e gardistit fotoja e te cilit eshte botuar nga Shekulli.

Pervec kesaj vrasjeje prokuroria ka administruar ne dosjen hetimore edhe nje deshmi te nje shtetasi nga Fieri i cili ishte prane shtetasit Faik Myrtajt ne momentin e vrasjes se ketij te fundit. Sipas prokurorise ne ditet ne vazhdim pritet te merren ne pyetje edhe kater persona te tjere nga Fieri te cilet kane qene afer viktimes ne momentin e vrasjes.

Nga te dhenat e grumbulluara deri me tani institucioni i akuzes ka identifikuar vendin ku viktima Myrtaj ishte ne momentin e vrasjes. Viktima i trete ne kete ngjarje eshte qelluar vetem pak metra nga trotuari qe ndodhet ne cep te kullave binjake shume prane rrugices mes kullave dhe Gjykates Kushtetuese. Sipas eksperteve viktima Myrtaj ka marr plumb ne shpatullen e djathte ne momentin qe eshte kthyer me shpine nga kryeministria duke u perkulur per tu ruajtur nga krismat.

Ne vendin e ngjarjes ku mendohet se eshte qelluar viktima Myrtaj prokuroria ka gjetur gjurme gjaku te cilat i ka derguar per ekspertim krahasues me ate te viktimes. Vrasjet jane kryer te gjitha pas shkrehjes se demonstrates kur nuk kishte me asnje rrezik real apo hipotetik per gardistet apo kryeministrin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›