E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmitaret e Ahmetit, perplasen me njeri-tjetrin gjate deklarimeve

TIRANE - Kater deshmitare kane deklaruar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te ish shefit te Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti. Deshmite e dhena njera pas tjetres, para gjyqtarit Martin Deda kane qene kontradiktore me njera-tjetren. Deshmitaret e thirrur nga mbrojtja, kane treguar disa versione per shoqerimin e Prokurores se Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri dhe te bashkeshortit te saj, Agron Bajri. Deshmitari i pare Alkid Ndreu tregoi para gjykates, se prokurorja kishte hipur me deshiren e saj ne automjetin e patrullave te pergjithshme, ndersa nuk iu kishte bere te ditur funksionin e saj. "Kur hyra ne komisariat kam shkuar te dhomat e shoqerimit, dhe nuk pashe qytetarin qe kishim shoqeruar. I jam drejtuar oficerit te rojes dhe me ka thene qe ndodhet jashte ne makine, si dhe qe gruaja qe ishte me te, ishte prokurore", ka deklaruar deshmitari. Por deshmitari i dyte i thirrur po nga mbrojtja, Arben Shehu beri me dije se "kam shkuar me vonese. Ka qene e parkuar me dysh nje automjet tip "Toyota" me mjetin qe behej sherri. Ka qene nje makine e Shqiponjave. Zonja qe ishte aty u shpreh "jam prokurore". Por jo vetem kaq. Deshmitaret treguan dje dy versione per venien e prangave, bashkeshortit te prokurorit. Deshmitari Ndeu theksoi se prangat ia kane vene dy police te patrullave te pergjithshme, pasi as ai, as Krenar Ahmeti nuk kishin me vete. Deshmitari Armando Vaka, sqaroi se gjate venies se prangave kane insistuar edhe dy shefat e tij, Ahmeti dhe Ndeu.

Akuza

Prokuroria e Tiranes ka ngritur ne ngarkim te ish shefit te Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti, si dhe te dy ish-vartesve te tij ne kete proces, Alfons Gjoni dhe Blenardh Vathi akuzen e "veprimeve arbitrare".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›