E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj kthen shqiptaret e denuar

Artan Cena

ROME - Shqiperia ka pranuar sjelljen e shqiptareve te denuar ne Itali, me qellim qe te vuanin vitet e burgut. Kjo gje eshte bere e ditur gjate dites se djeshme, kur ministri shqiptar i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar nje takim ne Itali, me homologun e tij, Agelino Alfano. Lajmi eshte bere i ditur nga media italiane. Gjate takimit, sipas burimeve te ministrise se Drejtesise italiane, eshte biseduar me shume rreth mundesive per sjelljen ne Shqiperi te emigranteve te denuar ne Itali. Kjo gje do te behet per pakesimin e te burgosurve ne Itali. Gjate bashkebisedimit, Alfano i ka deklaruar Alibeajt qe dy ministrite duhet te bashkepunojne ne lidhje me kete projekt te perbashket, per te zvogeluar numrin e te denuarve qe ndodhen ne Itali.

Burimet zyrtare nga Ministria e Drejtesise italiane, kane bere te ditur se, Alfano i ka kerkuar ministrit shqiptar, nje bashkepunim te ngushte ne lidhje me procesin e transferimit te te denuarve shqiptare. Gjate fjales se tij, ministri italian i ka kujtuar Alibeajt, angazhimin e marre qe me pare nga ministria qe ai drejton, per te bashkepunuar ngushte ne lidhje me kete projekt. Nderkohe qe ne fjalen e tij, ministri shqiptar ka deklaruar gatishmerine e menjehershme qe te pranoje 50 te denuarit e pare. Keto jane shqiptare qe jane denuar ne Itali, por qe do vijne per te vuajtur vitet ne burgjet shqiptare. Kjo gje do te ndodhe gjate muajve te ardhshem.

Nderkaq qe eshte diskutuar dhe per ngritjen e nje komisioni te perbashket per bashkerendimin e punes. Alfano ka propozuar, qe specialiste te dy paleve te mblidhen dhe te bien dakord per modalitetet e kesaj marreveshjeve qe do te vihet ne jete. Gjithashtu ai ka kerkuar qe, i njejti grup te krijoje disa marreveshje dy paleshe me qellim, qe te ngrihet nje zone e sigurt, kunder kriminalitetit mes Shqiperise dhe Italise. Sipas tij, nuk ekziston kjo zone. Burimet zyrtare te ministrise se Drejtesise se Italise, kane bere te ditur se, Alfano ka dhene gjithashtu dhe mbeshtetjen e vendit te tij, per rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Sipas tyre, pikerisht lufta ndaj krimit afron vendin me BE-ne. Ministri Enkelejd Alibeaj, po zhvillon nje vizite dy ditore ne Itali.

50 shqiptare

Do te vijne nga Italia ne Shqiperi, me qellim vuajtjen e denimit te dhene nga gjykata e shtetit fqinj. Kjo gje eshte bere e ditur gjate dites se djeshme ne takimin e zhvilluar, mes dy ministrave te Drejtesise, te Shqiperise dhe Italise, ne Rome.

3.300 persona

Te denuar do te lene qelite italiane dhe do te dergohen ne vendet e tyre. Nje numer i konsiderueshem i te denuar qe do te ndryshojne destinacion, do te jene shqiptare, qe do te riatdhesohen ne vendin tone, ku do te vuajne denimin e mbetur.

Te denuar

Ne vende te ndryshme te Evropes, gjenden 4 mije shqiptare qe vuajne denimet e dhena nga gjykatat e ndryshme. Ky numer eshte relativ, pasi nuk ka nje informacion te sakte ne lidhje me numrin e shqiptareve te kapur ne te gjithe vendet e BE-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›