Refuzon të dorëzojë vulat, thyejnë derën
16/04/2010 Degjeneron në dhunë sherri për shkarkimin e Myfitut të Shkodrës
Mosdorëzimi i materialeve dhe i zyrës nga ana e Myftiut të shkarkuar, Ndriçim Sulejmani, janë bërë shkak për krijimin e një situate anormale në Shkodër. Ndërsa njëra palë nuk ka vendosur të dorëzojë materialet që ka pasur në administrim, pala tjetër ka tentuar dje të marrë me forcë, atë çka mendon se i takon. Veprime këto që po e kthejnë administrimin e komuniteteve fetare njësoj sikur të ishin parti politike të përfshira nga debate dhe akuza të brendshme.
Pjesëtarë të Myftinisë dhe të Komunitetit Mysliman Shqiptar, janë përpjekur të shpërthejnë me forcë derën e ish myftiut Ndriçim Sulejmani, ndërkohë që as ai dhe as pasuesi i tij i sapo emëruar Ermal Nurja nuk ishin të pranishëm në ndërtesë. Sipas burimeve nga kjo Myftini, qëllimi i hapjes me forcë të derës së ish-myftiut Sulejmani është bërë me pretekstin e marrjes në dorëzim të vulës dhe të materialeve të tjera, të cilat nuk janë dorëzuar ende pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ky problem është krijuar pasi Sulejmani ka hapur një proces gjyqësor penal ndaj krerëve të lartë të KMSH. Ai ka hedhur akuzë për korrupsionin në menaxhimin e pronave vakëf të këtij komiteti. Ish-myftiu Sulejmani ka deklaruar në momentin e shkarkimit të tij, se vendimi i KMSH-së nuk mund të zbatohet pa përfunduar hetimet nga ana e Prokurorisë në lidhje me pronat e Komunitetit Mysliman në Shkodër, ku sipas tij, drejtuesit e lartë të KMSH-së janë implikuar në afera korruptive. Pikërisht ky ka qenë dhe shkaku që ish-myftiu Sulejmani nuk ka bërë dorëzimet e zërës së tij edhe pse ka marrë tre herë letër për të kryer një veprim të tillë. Të njëjtat burime sqarojnë se në momentin që është tentuar hapjen e derës së zyrës së myftiut Sulejmani, nuk janë lejuar të futen brenda në ndërtesën e Myftinisë përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shkodër, imamë dhe hoxhallarë, të njohur si përkrahës të ish-myftiut. Ndërkohë mbërritja e mediave në vendin e ngjarjes është bërë shkak që personat që po përpiqeshin të shpërthenin derën e Myftisë ta linin “punën” në mes dhe të largoheshin pa dhënë asnjë sqarim. Ndërkohë burimet shprehen se e vetmja ndërhyrje që është arritur të kryhet ka qenë ndërrimi i bravës së derës kryesore që ka qenë e hapur që në mëngjes për punonjësit dhe përfaqësuesit e tjerë të Myftinisë së Shkodrës.