E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitari X i rastit Klecka eshte gjetur i vdekur

160Zedhenesi i policise se qytetit te Dusiburgut Ramon van der Maat konfirmoi per Deutsche Wellen se trupi pa jete i Zogajt eshte gjetur ne nje park dhe pas hetimeve te para nuk ka shenja qe vdekja e tij te jete shkaktuar nga nderhyrje nga jashte.

Policia e Dusiburgut eshte vene diten e marte ne kerkim te nje personi te shpallur si160i zhdukur pasi ka qene larguar nga shtepia me paralajmerimin se do ti beje dicka te keqe vetes dhe nuk eshte kthyer per ore te tera. Dhe160kerkimeve policia ka arritur te gjeje trupin pa jete te160burrit. Nga vezhgimet e bera sot pas shqyrtimit te rrethanave te pergjithshme nuk kemi pasur asnje lloj shenje se dikush tjeter mund te kete qene160fajtor per vdekjen e tij sqaroi van der Maat.

Sipas te dhenave te mediave vendore Agim Zogaj emri i te cilit deri tani mbahej fshehte ka dashur te deshmoje nder te tjera edhe kunder ish ministrit te Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj. Ai ka qene pjese160e nje programi te misionit evropian160 EULEX per mbrojtjen e deshmitareve dhe eshte160sjelle nga Kosova ne Gjermani. Nje gjykates i EULEX-it ka ngritur nderkohe nje aktakuze kunder Limajt dhe nente personave te tjere te dyshuar per krime lufte. Procesi gjyqesor do te duhej te fillonte muajin e ardhshem. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fatmir Limaj ne Hage

Te akuzuarit dyshohet te kene kryer krime te luftes kunder civileve dhe te burgosureve te luftes160ne kampin e te burgosurve ne Klecke 30 kilometra ne jug te kryeqytetit Prishtine ne gjysmen e pare te vitit 1999.160 Zogaj thuhet te kete sherbyer ne Klecke nen komanden e Fatmir Limajt.

Fatmir Limaj deputet i Kuvendit te Kosoves dhe anetar i Partise Demokratike te Kosoves partise ne pushtet te kryeministrit Hashim Thaci ka qene nje nder komandantet me te njohur te UK-se e cila ka luftuar per nje Kosove te pavarur kunder forcave te armatosura te presidentit te atehershem serb Sllobodan Millosheviq. Ne qeverine e kaluar te kryeministrit Thaci po ashtu nje ish komandant i UK-se Limaj ka qene minister i Transportit. Ne nje proces kunder tij te zhvilluar ne Tribunalin e Hages per krime lufte ne ish Jugosllavi ai ne vitin 2007 eshte shpallur i pafajshem.

EULEX nuk ben komente per rastin ne fjale duke kujtuar se hetimet po zhvillohen nga autoritetet gjermane.

Zyra Federale e kriminalistikes160BKA beri te ditur se Zogaj nuk ndodhej ne ndonje program mbrojtje deshmitaresh te kesaj zyre.

Kurse ministria e jashtme gjermane pranon se qeveria gjermane ndodhej ne kontakt me deshmitarin qe ndodhej nen mbrojtjen e EULEX-it dhe gjendej ne Gjermani.

Autor160Esat Ahmeti

Redaktoi160Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›