Shtypi gjerman per gjendjen ne Kosove

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se nese konflikti ne kufirin serbo-kosovar nuk zgjidhet shpejt atehere nuk ka per te kaluar shume kohe dhe mund te kete gjakderdhje. Vete nje studim i fundit i International Crisis Group shkruan gazeta gjermane ka arritur ne perfundimin se konflikti mes Prishtines dhe Beogradit ka hyre ne nje faze te rrezikshme. Ne qytetin e ndare te Mitrovices ka disa qindra serbe te armatosur shume prej te cileve jane te lidhur me bandat kriminale dhe mund te ndodhe qe te hapin zjarr kunder zyrtareve kosovare dhe atyre te EULEX-it por edhe kunder KFOR-it. Ne rastin me te keq mund te nise nje seri atentatesh hakmarrese kunder civileve ne te gjithe Kosoven. Kjo do te prekte edhe Gjermanine qe ofron kontigjentin me te madh te trupave ne KFOR.160 Nga ana politike shkruan gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung behet fjale kush do ta kontrolloje veriun e Kosoves. Serbia apo Kosova. Faktikisht Serbia ka pushtetin ne veri. Presidenti serb Tadic ka edhe nje plan te qarte per Kosoven. E perditshmja gjermane veren se Beogradi e pret me deshire nese pjesa e mbetur e Kosoves me pas i bashkohej Shqiperise. Por aktualisht as Uashingtoni dhe as BE nuk e duan ndarjen e Kosoves.
Gazeta Sddeutsche Zeitung ne artikullin e saj Problemi i Serbise i kushton vemendje konfliktit ne veriun e Kosoves. Ka ardhur koha qe BE ti dale balle ketij problemi dhe te detyroje Beogradin te luaje nje rol konstruktiv ne konfliktin e Kosoves. Serbia nuk duhet ta njohe menjehere Kosoven por duhet te pakten te pranoje se Kosova eshte shkeputur perfundimisht nga Serbia. Ne vend te kesaj Beogradi kerkon ndarjen territoriale te Kosoves. Ndryshimet e kufijve ne Ballkan mund te rrezikojne stabilitetin.
E perditshmja gjermane Tageszeitung ne artikullin Hapje zjarri ne vend te dialogut veren se kane marre nje goditje shpresat per fundin e dhunes ne Kosove. Vezhguesit politike jane te mendimit se mund te kete serish perplasje te reja pasi qeveria e Beogradit nuk ka nje pozicion te qarte lidhur me keto incidente. Qeveria e Beogradit eshte e ndare persa i perket ceshtjes se Kosoves. Prandaj ajo nuk ia del te kontrolloje serbet radikale ne Kosove thuhet ne qarqet diplomatike te Prishtines veren Tageszeitung.
Ndersa gazeta austriake Die Presse e cileson konfliktin ne Kosove si nje loje te maces me miun. Situata eshte shkallezuar rrezikshem shkruan Die Presse qe i referohet komandantit te KFOr-it Erhard Drews. Ai i lidh trazirat me nje grup te vogel shume te gatshem per dhune te personave me maska te zeza.
Autor faz sdd taz die presse/Arapi
Redaktoi Aida Cama