E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë egjiptiane kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 12:54

Partitë politike në Egjipt, përfshirë këtu edhe partinë e fuqishme islamike Vëllazëria Myslimane, kanë kërcënuar se do të botojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen në nëntor, nëse sunduesit e përkohshëm ushtarakë nuk e ndryshojnë Ligjin Zgjedhor.

Partitë egjiptian në fakt po kërkojnë ndryshim e pjesës së ligjit, sipas së cilës partive nuk iu lejohet që të garojnë për një të tretën e vendeve në parlament, ngase ato janë të rezervuara për kandidatë të pavarur.

Partitë politike në Egjipt dëshirojnë që të garojnë për të gjitha ulëset në parlament, meqë theksojnë se ligji aktual mund t’iu lejojë personave që dikur ishin pjesëtarë të ish-regjimit të përmbysur të presidentit Hosni Mubarak për të hyrë në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›