Paqja sociale ne rrezik Nje vrasje ka ngritur bullgaret kunder romeve

Nje aksident sipas gjasave me sfond kriminal solli shperthimin e tensioneve etnike ne Bullgari te akumuluara prej kohesh. Ne nje fshat te vogel ne Katunice ne jug te Bullgarise u shtyp me makine 19 vjecari me origjine sllave Angel Petrov. Ne timonin e mikrobuzit ishte nje anetar i klanit rom te Kiril Rashkovit i quajtur edhe car Kiro. Ngjarjes i ka paraprire nje sherr mes familjes se djalit te vrare dhe baronit rom njoftojne deshmitaret.
Kili Rashkov eshte njeriu me i pasur ne Katunice dhe i njohur ne Bullgari. Pasurine car Kiro e ka vene me sa duket fale pazareve ilegale por asnjehere nuk ka dale para gjyqit. Kiril Rashkov ka terrorizuar prej vitesh fshatin ankohen banoret e tij Nuk ka njeri ne kete fshat qe nuk ka marre kercenim prej tij thote nje banor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mijera vete i japin lamtumiren te riut bullgar
Protestat vazhdojne
Vdekja e te riut Angel Petrov i ka zemeruar njerezit ne Katunice. Ata u mblodhen para shtepive rome dhe i dogjen ato. Tifoze huligane u bashkuan me protesten e dhunshme. Si rrjedhoje u zhvilluan perleshje me policet ku humbi jeten edhe nje i ri 16-vjecar sipas te dhenave te deritanishme nga infarkti ne zemer. Pese vete u plagosen 130 te tjere u shoqeruan ne polici.
Ky ishte fillimi i protestave. Permes facebookut njerezit nga i gjithe vendi bashkohen ne grupe te organizuara per te mbeshtetur banoret e Katunices. Protesta virtuale kaloi shpejt ne rruge. Mijera vete grumbullohen prej ditesh ne qytetet me te medha bullgare. Te rinjte nder ta mjaft minorene perdorin parulla raciste dhe nacionaliste si Ciganet- sapun dhe Jashte ciganet si edhe perleshen me policine.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Perleshje me policine
Paragjykime kunder romeve
Bullgaria vendi me numrin me te madh te myslimaneve ne BE krenohet me paqen etnike ne vend. Duket se kjo paqe tashme eshte rrezikuar. Fakt eshte qe pakenaqesite kunder pakices rome jane ne rritje prej dy vjetesh. Raste te tilla si ai i Katunices degradojne ne tensione etnike ne nivel lokal thote sociologja Anna Mantarova qe ka bere disa studime per kete teme.
Gati 90 e popullsise bullgare me origjine sllave beson se romet jetojne ne kurriz te shtetit. Gati po kaq vete besojne se romet nuk i respektojne ligjet. Ketyre i shtohen edhe veprimet joefektive te shtetit - kriminelet nuk dalin para drejtesise dhe mund te jetojne si edhe me pare pa u ndeshkuar. Zhgenjimi i grumbulluar projektohet tek grupi etnik i romeve.
Qe shumica e vjedhjeve te zbuluara plagosjeve jane kryer nga autore me prejardhje rome kete e mbulojne statistikat e vitit 1998 kur eshte bere nje evidentim i pare i perkatesise etnike te krimineleve thote Anna Mantarova. Kjo nuk ka ndryshuar qe atehere megjithese nuk jane bere evidenca te reja thote Mantarova. Edhe gjendja e veshtire sociale ndikon tek tensionet etnike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti bullgar Georgi ParvanovNjerezit reagojne me shume ndjeshmeri kur vjen puna tek shperndarja e asistencave sociale. Tete nga dhjete bullgare ndjehen te kercenuar nga romet ne nje mase te caktuar thote sociologja qe nuk e mbeshtet formen e protestes.
Politika po perpiqet te qetesoje gjakrat. Presidenti i Bullgarise Georgi Parvanov dhe kryeministri Bojko Borissov qe rralle jane te nje mendimi dolen se bashku para kamerave dhe paralajmeruan nga rritja e tensioneve etnike ne vend. Shkallezimi do ta izoloje vendin theksoi kryeministri Borisov.
Autor Blagorodna Grigorova/Lindita Arapi
Redaktoi Esat Ahmeti
160