E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezik per paqen - Izraeli nuk ndryshon politiken e ngulimeve

Izraeli hedh poshte akuzat e kritikeve te tij dhe aleateve se me vazhdimin e ndertimit te ngulimeve te reja ne pjesen lindore arabe te Jeruzalemit po saboton perpjekjet per paqen me palestinezet.

Vendimin per ndertimin e 1.100 apartamenteve ne zonen Gilo te cilen Izraeli e konsideron si160 pjese te kryeqytetit Jeruzalem shteti izraelit e mori160 ne pikun e perpjekjeve nderkombetare per riaktivizimin e procesit te paqes ne Lindjen e Afert. Gilo nuk eshte nje ngulim dhe as post i jashtem ka bere te ditur nje zedhenes i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Behet fjale per nje zone banimi ne qender te Jeruzalemit i cili ne cdo plan paqeje te 18 viteve te fundit eshte vendosur te jete pjese e kryeqytetit.Bildunterschrift Bilin

Izraeli Palestinezet gjejne preteskte te mos hyjne ne negociata

Keshtu Izraeli argumenton se plani i ndertimeve nuk bie ndesh me perpjekjet e qeverise se tij per paqen mbi bazen e zgjidhjes me dy shtete. Ambasadori izraelit ne Kombet e Bashkuara Ron Prosor tha Jeruzalemi nese mund te them keshtu ishte kryeqyteti i hebrenjve ne nje kohe kur Londra ishte mocal. Keshtu cdo gje eshte ne tryezen e bisedimeve cdo gje eshte e negociueshme por une degjoj qe palestinezet perdorin cdo lloj preteksti per te gjetur nje argument qe te mos hyjne ne negociata.

Presidenti palestinez Mahmud Abas ka vene si kusht per fillimin e bisedimeve ndalimin e ndertimeve ne zonat e pushtuara. Ndersa Izraeli kerkon fillimin e bisedimeve pa asnje kusht.

Palestinezet Ata nuk jane te interesuar te negociojne me ne

Perfaqesuesi palestinez ne Kombet e Bashkuara Riad Mansur e kritikoi qendrimin izraelit duke e quajtur ate nje veprim provokativ dhe ilegal160 Ata japin 1.100 pergjigje per ti thene jo komunitetit nderkombetar per te hapur rrugen e bisedimeve dhe mendoj se kjo thote qarte se ata nuk jane te interesuar te negociojne me ne. Bildunterschrift Rripi i Gazes

SHBA vendet evropiane po ashtu edhe shtetet arabe i tremben nje komplikimi te ri te perpjekjeve nderkombetare per fillimin e bisedimeve te paqes te ngrira prej nje viti. Ministri i Jashtem egjiptian Mohamed Amr pas nje takimi me ministren e Jashtme amerikane Hillary Clinton kritikoi politiken e ndertimeve te Izraelit dhe kerkoi fillimin e bisedimeve te paqes me nje plan te qarte kohor.

Kerkesa palestineze i dergohet nje komisioni te posacem

Nderkohe kerkesa e palestinezeve per nje shtet palestinez me kryeqytet Jeruzalemin lindor ka kaluar nje pengese tjeter. Keshilli i Sigurimit e mori ne dorezim kerkesen te merkuren 27.09 por ia nisi ate menjehere nje komisioni te posacem. Perfaqesuesi palestinez ne Kombet e Bashkuara Riad Mansur megjithate e pershendeti kete vendim.

Autor dpa/Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›