Deshmitari i masakruar, shok me autorin
Lushnje- Vellai i te fortit te Divjakes plagosi shokun e tij te ngushte pasi dyshonte se kishte bere spiunin ne polici per krimet e vjetra. Ky ka qene motivi i ngjarjes se ndodhur nje jave me pare ne Cerme te Lushnjes, kur Vasip kasemi perfundoi ne gjendje koma ne spital pasi u qellua me qyten e pistoletes pas koke. Pasi u permend, 36-vjecari i rrefeu te atit se autori i krimit ishte pikerisht Ilir Fusha, shoku i tij i ngushte dhe vellai i Luan Fushes, i njohur me pseudonimin "Pishtari" dhe i akuzuar per ekzekutimin e vellezerve Bashuri. Policia arrestoi 40 vjecarin mbremjen e se merkures nen akuzen e tentatives se vrasjes. Kurse Luan Fusha u kap ne Milano kater muaj me pare dhe u ekstradua nga italianet per llogari te Interpol Tiranes. Ai ishte fshehur ne vendin fqinj qe pas shpalljes ne listat e te kerkuarve per krime te renda dhe njihej si i forti i Divjakes. Pas arrestimit, Ilir Fusha ka dyshuar tek Vasip Kasemi dhe ka shkuar ta takoje ne Cerme ku dhe i ka thene se kishte bere "spiunin" ne polici. Kasemi mendohet se eshte deshmitari i vetem okular i vrasjes se vellezerve Bashuri ne vitin 1997. Sipas burimeve zyrtare policore, mesohet se Ilir Fusha ka pasur shoqeri me Kasemin edhe pse ata banojne njeri ne Divjake dhe tjetri ne fshatin Sulzotaj. Disa dite me pare ata jane takuar dhe pas nje grindje Fusha kishte nxjerre pistoleten duke e qelluar me qyte ne koke 36-vjecarin qe ka rene ne koma. Kasemi eshte gjetur nga nje bashkefshatar i tij dhe eshte derguar me urgjence ne spitalin e Lushnjes. Vetem dy dite me pare Vasipi i ka rrefyer te atit, Xhelalit, se cili kishte qene personi qe e goditi duke kerkuar denoncimin e tij. Fusha dyshonte se Kasemi kishte gisht ne arrestimin e te vellait, Luanit, qe akuzohet per vrasje te dyfishte e plagosje. Policia e Fierit hapi ne fillim te vitit te gjitha dosjet e vjetra, perfshi edhe vrasjen e vellezerve Bashuri ne Divjake.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj