Plagoset emigranti, dyshohen hesapet
Tepelene- Nje emigrant ne Belgjike, nga qyteti i Tepelenes eshte plagosur me arme zjarri. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te se merkures, ne vendin e quajtur "Kalaja". "Denis Shena, 25-vjec eshte qelluar me dy plumba, ne te dyja kembet, gjate nje debati me nje person tjeter", pohojne burimet zyrtare. Menjehere pas ngjarjes ai eshte transportuar per ne spitalin e Gjirokastres, ku aktualisht gjendet jashte rrezikut. Policia tha se ka identifikuar autorin e krimit. Sipas grupit hetimor nje nder pista kryesore te krimit eshte mosmarreveshja mes dy personave.
B.K.
B.K.