Emigranti aksidenton pushuesit dhe veten
Vlore- Nje aksident i rende ka perfshire nje familje pushuesish shqiptaro-maqedonas te ardhur ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se merkures, rreth ores 22:30, para teatrit "Petro Marko". Nje motor i tipit "Honda", me targa ARB373, i cili po drejtohej nga 30 vjecari emigrant Artan Xamaxa, ka dale jashte kontrollit duke aksidentuar tre pjesetaret e familjes Sakoja, te ardhur nga Maqedonia per plazh ne qytetin bregdetar. Motori ka perplasur tre personat te cilet po kalonin rrugen duke iu shkaktuar atyre plage te renda dhe demtime te shumta ne trup. Tre te lenduarit janw T. Sakoja, 43 vjec, bashkeshortja e tij 32 vjece dhe i biri 12 vjecar. Menjehere tre te aksidentuarit jane derguar ne spitalin rajonal, ndersa kane marre ndihmen e pare mjekesore dhe aktualisht jane jashte rrezikut per jeten. Edhe drejtuesi i mjetit Xamaxa eshte plagosur rende dhe u dergua ne Greqi per kurim.
O.H
O.H