E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitarja: Alfred Shkurti, me morri peng dhe me dogji shtepine

Deshmitarja Servete Haxhiu ne deklarimet e dhene para oficerit te policise gjyqesore ka bere me dije se nje dite gushti te vitit 1998, kishte qene shtire ne krevat ne katin e dyte te nderteses kur degjoi zhurma. Ne banese qe edhe bashkeshorti i saj dhe djali i tyre Klodiani. Haxhiu bente me dije se kishte degjuar zere qe thoshin "Hapni deren, jemi Policia Kriminale. Jam shefi i Policise Kriminale". Bashkeshorti i saj i kishte treguar se kerkonin ate dhe ishte banda e Alfred Shkurtit, per kete doli se bashku me djalin nga dritarja e kuzhines. "Dera binte me sa fuqi kishin personat qe ishin jashte. Une dola serish dhe kur po afrohesha te dera, ajo ishte shperthyer. Ne shtepi hyne 4-5 veta. Kam te fiksuar njerin qe ishte me rroba laramane si ushtar i UCK-se, te cilin e therrisnin Shvejg. Kur dola jashte pashe edhe Erion Cicin, te cilin e njoh mire pasi ishte shoku i tim biri, Klodit. Kur hodha syte te muri i shtepise pashe nje person me arme ne dore qe kishte zene pozicion. Erioni me tha: Serveti futu brenda", tregonte deshmitarja. Sipas saj, nje tjeter person me syte e zgurdulluar i kishte thene qe te shkonte me ta pasi e donte kryetari i grupit. Se bashku me deshmitaren personat kishin marre edhe anetaret e tjere te familjes. "Na futen ne nje dhome te farmacia prane komisariatit te Lushnjes, dhe ne dhome u gjendem perballe me nje burre te shkurter, me floket e rene dhe me doren e lidhur. Me tha: Ku e ke tet shoq. I thashe se perse e donin ate, ta linin te qete. Ai m'u pergjigj: Me vrane vellane tim, nuk dua t'ia di per njeri tjeter. Aty kuptova se kush ishte ky person. Ishte Alfred Shkurti. Ai me dogji dhe shtepine", ka mbyllur deshmine ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›