E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, hetim per lirimin e mjekeve

Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise do te "hetoje" mbi tre masat e sigurise te vendosura ndaj mjekeve te akuzuar per korrupsion. Burimet nga KLD-ja bene me dije se do te shqyrtohen vendimet e marra nga gjykatesit, te cilet perpara se te vleresonin masen e sigurise "arrest shtepie" kishin caktuar masen e "arrestit me burg" ne mungese. Vendimet e marra nga ana e Gjykates se Tiranes do te kalojne ne "site" te inspektoratit te KLD-se. Me pas do t'i takoje Ministrise se Drejtesise nese do te vleresoje per te kerkuar marrjen e ndonje mase disiplinore ndaj gjyqtareve, apo jo. Pikerisht behet fjale per ceshtjet penale, te cilat po hetohen nga Njesia e Task Forces, ne Prokurorine e Tiranes ne ngarkim te mjekeve Kastriot Dautaj, Ardian Nelaj dhe Agim Karaj. Tre mjeket u arrestuan pak kohe me pare nga forcat e policise se Tiranes, si te dyshuar per mitmarrje kundrejt operacioneve mjekesore qe realizonin. Por, ata jane lene te lire gjate vleresimit te mases se sigurise ne gjykate, nga te njejtet gjyqtare te cilet vendosen edhe arrestimin e tyre. Mbi tre mjeket rendon akuza e "korrupsionit pasiv te personave qe ushtron funksione publike". Dautaj, Nelaj dhe Karaj jane denoncuar nga vete qytetaret, te cileve iu eshte kerkuar para ne kembim te operacionit per te afermit e tyre. Fillimisht ne pranga te policise ra mjeku Kastriot Dautaj, me 7 korrik te ketij viti. Sipas hetimeve te kryera, mjeku kishte marre shumen prej 50 mije leke shtetasit Ibrahim Hoxha pas operacionit te vajzes se tij, Luljetes. Me daten 31 tetor policia ka vene ne pranga Shefin e Spitalit te Burgut, Ardian Nelaj. Nga hetimet dhe pergjimet rezultoi se mjeku u kerkonte ryshfet te afermve te pacienteve shuma qe varionin deri ne 20 000 leke per nje operacion. Dy dite me vone, prangave te policise nuk do t'i shpetoje as kolegu i Nelaj, Agim Karaj, shefi i kirurgjise se Onkologjikut. Nga denoncimet e bera nga te afermit e pacienteve dyshohet se ata duhet te paguanin te mjeku Agim Karaj nje shume qe varionte nga 60 deri ne 70 mije leke te reja per te kryer nje operacion. Sipas deklarimeve te te afermve ne rast se nuk jepnin ryshfetin, mjeku nuk pranonte te kryente nderhyrjen kirurgjikale. Tre mjeket nuk kane pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre para oficereve te policise gjyqesore, duke bere me dije se nuk kerkuar ryshfet asnjehere te aferme te pacienteve. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›