E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSHDK: Per EULEX bisedim me Kosoven

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosoves dje ne nje konference per media, ka perkrahur lideret institucional ne refuzimin e planit 6 pikesh te Sekretarit te OKB-se, Ban Ki-Munit per Kosoven, marreveshje kjo, e cila eshte arritur ndermjet Bashkesise Nderkombetare dhe Beogradit. "Populli i Kosoves me shekuj e ka pritur sovranitetin dhe nga kjo parti mbeshtet plotesisht vendimi per refuzimin e 6 pikeshit te Ban Ki Mun-it", tha kryetari i PSHDK-se, Ton Marku. Kryetari i ketij subjekti politik, Ton Marku, tha se EULEX-i duhet te shtrihet ne Kosove, e jo ne Serbi, prandaj per shtrirjen e tij duhet te bisedohet me Kosoven, e ne asnje menyre me Beogradin zyrtar. "Kjo parti perkrah po ashtu shtrirjen e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves", theksoi Ton Marku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›