Shperthim ne Zyren Civile Nderkombetare
Zyres se Perfaqesuesit Civil Nderkombetar ne Prishtine "tronditet" me eksploziv. Rreth ores 17:30 te dites se djeshme, ne oborrin e Zyres se Perfaqesuesit Civil Nderkombetar ne Prishtine, eshte hedhur nje mjet i paidentifikuar shperthimi. Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shperthimi nuk ka pasur viktima ne njerez, por vetem deme materiale. Zyra e Perfaqesuesit Civil Nderkombetar ne Kosove udhehiqet nga diplomati Piter Feith dhe funksionon ne kuader te misionit te Bashkimit Evropian. Ne paketen qe kryenegociatori Ahtisari i dorezoi Prishtines dhe Beogradit, propozohet qe Kosova edhe pas statusit te kete nje prani civile nderkombetare. Sipas planit, do te kete nje zyre civile nderkombetare e cili do ta mbikeqyre zbatimin e marreveshjes per statusin e Kosoves.
Perkrahja
Perkrahja