Avokatet, kerkese per verifikimin e pozites se Gramos Selmanit
Avokatet mbrojtes i kane kerkuar dje trupit gjykues te mos lexoheshin deklarimet e deshmitarit Gramoz Selmani. Sipas mbrojtesve fillimisht gjykata duhet te sqaroje nese ai eshte nen hetim nga ana e Prokurorise se Lushnjes. Ky deshmitar, sipas avokateve, akuzohet per gjashte vrasje dhe duhet te ishte edhe ai ne banken e te akuzuarve. Nga ana tjeter ata i kane kerkuar gjykates, qe te verifikohej nese oficeret kishin vepruar ne perputhej te ligjit, apo jo. Kerkesa e bere nga ana e mbrojtesve eshte marre ne konsiderate nga ana e gjykates, e cila do i drejtohet Prokurorise se Lushnjes per te marre nje pergjigje nese ndaj Gramoz Selmanit kane nisur hetimet, apo jo. Te pandehurit e ketij procesi jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Ata akuzohen per vepra te ndryshme penale si vrasje etj te ndodhura ne qytetin e Lushnjes ne emer te bandes.