Dëshmitarja: Pashë përmbys një person dhe dy të plagosur
Një grua banakiere pranë vendit të ngjarjes rrëfen krimin e ndodhur para syve të saj
Një grua rreth të 50- ve, punonjësi e një lokali rreth 30 metra nga vendi i ngjarjes, ka rrëfyer për "Shekullin" momentet e konfliktit midis dy grupeve. E veshur me një përparesë për banak, ajo tregoi se në momentet e ndodhjes së krimit ka qenë duke shërbyer në lokalin i cili ndodhet jo shumë metra larg vendit ku u vra Artan Allushi.
"Ai ishte i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me gjak. Unë në ato momente po shërbeja ne lokal dhe dëgjova një sherr me fjalë midis disa personave që ishin ndaluar me makina para lokalit,- thotë ajo. Më tej shton: Për pak sekonda dëgjova dhe krismat e armës dhe dola menjëherë jashtë, ku pashë njërin nga personat që po debatonte të shtrirë për tokë dhe të mbuluar në gjak.
Ndërsa njëri prej personave që ishte përfshirë në konfliktin ishte për tokë, dy të tjerë vazhdonin akoma konfrontimin fizik midis tyre, derisa më në fund autorët largohen nga vendi i ngjarjes", janë fjalët e kamerieres së lokalit përballë vendit ku u vra 26 vjeçari Artan Allushi dhe u plagosën dy të afërmit e tij.
Edhe disa persona të pyetur që në ato momente po frekuentonin lokalet afër vendit ku ndodhi krimi i rëndë, tregojnë se kanë dëgjuar tre krisma arme dhe më pas kanë parë atë çfarë kishte ndodhur.
Dëshmitarët tregojnë se çdo gjë ndodhi për pak sekonda, duke mos patur asnjë mundësi që personat afër vendit të ngjarjes të parandalonin krimin. Një djalë rreth të 20-ve tregoi se ishte në banak në lokalin e tij, kur dëgjoi grindjet mes personave. "Dëgjova zhurmë dhe dola menjëherë jashtë.
Pashë se dikë e qëllonin me dërrasë në kokë. Menjëherë u futa në dyqan sepse pashë se po grindeshin, dhe menjëherë u futa brenda. Pak minuta më pas dëgjova tri të shtëna njëra pas tjetrës,- tregon i riu i cili më pas thotë se ka parë që një makinë të dërgonte në spital të dëmtuarit.
Dëshmia e gruas dhe e djalit 20 vjeçar të cilët kërkuan të mos identifikoheshin për gazetën, si dhe e disa personave të tjerë janë administruar nga policia në cilësinë e personave dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes.
Policia 5 milionë lekë shpërblim për informatoin
Menjëherë sapo është bërë i munduar identifikimin i autorët të dyshuar të ngjarjes, Policia e kryeqytetit ka njoftuar zyrtarisht se vë në dispozicion pesë milion lekë të vjetra për ço person që do të japë informacion për vendndodhjen e saktë të autorit të dyshuar.
Zëdhënësja e Policisë së kryeqytetit Alma Katragjini, në një deklaratë për shtyp ka garantuar se do të ruhet në mënyrë të plotë anonimati i personit që do të japë informacionin e saktë për vendndodhjen e autorit që dyshohet se qëlloi me pistoletë në drejtim të personave nga i njëjti fis.
Përveç numrit të zakonshëm, Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion të atyre që disponojnë informacion dhe numrin e telefonit 0694111021. Ndërkaq në ambientet e policisë së kryeqytetit janë shoqëruar më tepër se 20 persona në cilësinë e të dyshuarve dhe personave që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
Ndërkaq policia pas ngjarjes ka mbërritur në banesën e të dyshuarit duke shoqëruar në ambientet e policisë të afërmit e tij si dhe duke kontrolluar disa banesa. Kjo me qëllim gjetjen e vendodhjes së personit kryesor të dyshuar si autor i krimit. Ndërkaq policia është munduar të
Gjendet i braktisur mjeti i autorëve
Pak minuta pas kryrjes së krimit në rrugën e Durrësit në afërsi të doganës së Tiranës, Bashkim Qefalia, është larguar bashkë me dy shokët e tij në drejtim të babrrusë ku edhe banonte. Në afërsi të Uzinës Dinamo, ai mësohet se ka braktisur mjetin me të cilin udhëtonte duke u larguar në këmbë në drejtim të Babrrusë. Ndërkaq policia ka bllokuar mjetin duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes ku është braktisur si dhe ka kryer veprime të tjera aty.
Ndërkaq më parë në vendin e ngajrjs ekspertët kanë adminiostruar kampione gjaku, një shkop të ngjashëm me atë të bejzbollit, të thyer në dysh, disa gëzhoja të cilat mësohet se i përkasin një arme 7.62 mm, të një pistoletë "TT".
Vendi i ngjarjes sipas rrethimit të policisë shtrihej në një gjatësi prej rreth 20 metrash me gjerësi deri në 5 metra. Të gjitha këto veprime të kryera nga ekspertët si dhe dëshmi të personave në vendine ngjarjes janë futur në dosjen përkatëse. Ndërkaq policia ka kryer kqyrje dhe fotografime të mjetit trë të dëmtuarve që gjithashtu ka pasur thyerje dhe dëmtim me dashje të tij.