E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në Shkodër, 5 të plagosur

SHKODËR - Dy aksidente automobilistike kanë shkaktuar 5 të plagosur në Shkodër, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Ka qenë ora 22:45 e së shtunës kur në aksin rrugor Bushat - Lezhë janë përplasur një motoçikletë dhe një automjet.


Si pasojë, janë plagosur Kimete e Shkëlqim Ulqinaku, përkatësisht 63 vjeçe dhe 35 vjeç, nga qyteti i Shkodrës që udhëtonin në motoçikletë dhe drejtuesi i autoveturës Arben Bushaj, 43 vjeç, nga Drishti i komunës Postribë në Shkodër. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.


Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa rreth 30 minuta më vonë, si pasojë e përplasjes së dy çiklomotorëve, tek vendi i quajtur ish-fusha e druve pranë fshatit Kuç të komunës Gur i Zi , janë aksidentuar dy drejtuesit e tyre Eqerem Alijahja dhe Fran Pepa.


Dëmtimet e tyre nuk kanë qenë të rënda dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës janë larguar. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë mungesa e ndriçimit dhe e sinjalistikës rrugore.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›