Deshmitarja e Bares Daja me shfrytezoi si prostitute

Administrohet deshmia e viktimes se rivaleve te Alfred Shkurtit e cila hodhi akuza per rivalin e tij Artur Daja
Me erdhi ne zyre dhe me perdhunoi me pas me rrembeu me Gramoz Selmanin
TIRAN- E veshur me te zeza dhe nen shoqerimin e motres se Aldo Bares 44- vjecarja me iniciale L.B. la deren e kryesore te Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet ndersa per me shume se nje ore rrefeu tmerret qe kishte perjetuar per disa vite nga Artur Daja. Ky i fundit eshte vrare e gjymtuar dhe njihet si rivali kryesor i Aldo Bares dhe vrases i vellait te kreut te bandes se Lushnjes sipas prokurorise.
Me kerkese te avokatit Vladimir Mece ne pranine e te pandehurit Aldo Bare gruaja me inicialet L.B. leshoi akuza te renda ndaj te vdekurit Daja dhe shokeve te tij mes te cileve edhe ndaj Gramoz Selmanit.
Ai eshte pyetur ne kete proces gjyqesor me cilesine e deshmitarit te prokurorise. Jam rrembyer rrahur perdhunuar dhe detyruar te ushtroj prostitucion nga Artur Daja dhe shoket e tij mes te cileve edhe Gramoz Selmani-mesohet te kete thene nder te tjera deshmitarja e mbrojtjes para togave te zeza ne seancen e djeshme gjyqesore e 36-ta per nga numri.
Deshmitarja L.B. erdhi me kerkese te avokateve pasi Prokuroria per Krime te Renda perfundoi pyetjen e deshmitareve te saj. Nder ta vetem deshmitari Selmani leshoi akuza direkt ndaj te pandehurit Bare per vrasjet e ndodhura ne Lushnje nga vitit 1997-2003.
Deshmia
Kam punuar si sekretare ne Ndermarrjen Elektrike te Lushnjes per pese vjet deri ne vitin 1997. Artur Dajen e kam njohur per here te pare ne fund muajin e korrikut te vitit 1997. Ate dite po shkoja ne pune ne mengjes kur me ndalon ne rruge dhe nisi te me bente komplimente. I thashe Ik qerohu.
Me pas arrita ne zyre dhe pas pak minutash ai i shoqeruar me tre persona te tjere erdhi ne zyren time te punes. Tre personat qe e shoqeronin i la jashte dhe vete hyri brenda. Mbylli deren dhe vazhdoi te me bente komplimente. Isha vetem 31 vjece. I kerkova te dilte jashte por ai aty nisi te me kape me force dhe me perdhunoi.
Askush nuk mundi te me ndihmonte se kishin frike. Mora nje muaj leje per te harruar ngjarjen dhe mendova se aty mbaroi gjithcka. Por ne fund te muajit gusht teksa po shkoja tek prinderit e mi nje veture me preu rrugen dhe qe aty doli Artur Daja dhe nje djale qe me vone mora vesh se quhej Gramoz Selmani. Me futen me force ne makine dhe qeshnin e talleshin me mua.
Me derguan ne nje banese te braktisur ne hyrje te Fierit. Aty gjeta dhe tri vajza te tjera qe detyroheshin te punonin si prostituta. Njeres prej tyre ia kishin qethur koken dhe i kishin fikur cigare ne koke.
Aty me mbajten me dhune nje muaj. Gjate kesaj kohe mesova qe Daja dhe Selmani merreshin me femra armedroge e madje edhe vete konsumonin droge. Kishin bere shume vrasje mes tyre dhe vrasjen e Ramadan Shkurtit. Me vone na derguan ne Itali.
Aty punova nje muaj si prostitute dhe me pas u arratisa. Mora me vete dhe nje vajze 16- vjecare e cila shfrytezohej nga keta persona pasi me dhimbsej dhe u arratisem. Arturi dhe Gramozi na gjeten e na masakruan.
Mua me rrahen brutalisht dhe me masakruan me thika e me hodhen ne nje kanal. Me gjeti policia dhe me mori ne mbrojtje- mesohet te kete pohuar deshmitarja 44 vjecare ndersa perlotej.
Daja e Selmani kriminele te pashpirt
Artur Daja ishte nje kriminel budalla. Ndersa Gramoz Selmani eshte nje kriminel i pashpirt i paskrupullt. Gjate kohes qe me shfrytezonin per prostitucion pata degjuar nga Daja dhe Selmani per planet qe pergatisnin per ekzekutimin e Alfred Shkurtit i njohur si Aldo Bare tashme vrasjen e te cilit e cilesonin se do te ishte nje vrasje madheshtore.
Po ashtu kam degjuar Gramoz Selmanin qe i thoshte Artur Dajes se Luan Bilbili tashme i vrare nga banda po na e fut se po punon si me ne por edhe me Aldo Baren-ka treguar deshmitarja L.B. para Gjykates.
Akuzat e Bares
Selmani e Bare vrases e trafikante femrash
Gramoz Selmani emri i ketij te fundit eshte lakuar disa here nga mbrojtja dhe vete Bare si vrases dhe trafikant femrash ne zonen e Lushnjes.
Gjithashtu edhe prokuroria ne vitin 1999 kishte ngritur akuza konkrete per Selmanin si te dyshuar per gjashte vrasje por asnjehere deshmitari nuk eshte perballur me keto akuza pasi prokuroria nuk di se ku ka perfunduar dosja e tij.
Vete Selmani pas disa viteve arrati dhe i shpallur ne kerkim nga policia eshte rikthyer pak muaj me pare ne Shqiperi cuditerisht duke mos e arrestuar ku edhe u paraqit si deshmitar i akuzes ne procesin gjyqesor ndaj te akuzuarve si ushtar i Bares dhe vete ketij te fundit.
Ne seancen gjyqesore ndaj Bares avokatet i kerkuan prokurorise per statusin e Selmanit pasi sipas mbrojtjes ai akuzohej per vrasje. Prokuroria pat kundershtuar pretendimet e mbrojtjes duke u shprehur se nuk ka status shtetasi Gramoz Selmani. Nuk kemi idene se per cfare eshte akuzuar pasi procedim penal ndaj tij nuk ka eshte pushuar me kohe.
Ky pretendim eshte kundershtuar nga mbrojtja duke i bere kallezim penal Selmanit per mashtrim pasi genjente ne deshmine e tij ne gjykate falsifikim te pasaportave pasi ishte pajisur me pasaporte ne kohen qe ndodhej ne kerkim dhe akuzen e kalimit te paligjshem te kufirit pasi e pranoi ne sallen e gjyqit se kishte ikur dhe kthyer nga Greqia ne menyre te paligjshme klandestine. Ky kallezim eshte pushuar nga prokuroria.