I vdes babai pas operacionit rreh mjekun

Robert Rama goditi kirurgun Edvin Prifti i cili nje nate me pare i kishte operuar te atin qe nderroi jete dje
Policia heton incidentin per goditje per shkak te detyres ndersa mjeket per mjekim te pakujdesshem
TIRANE- I vdes babai ne reanimacion pas operacionit te zemres godet me grushte mjekun kardiokirurg. Policia shoqeron djalin e pacientit i cili u mor nen hetim per goditje per shkak te detyres dhe ne krye te detyres. Po keshtu policia nisi hetimin edhe per personelin mjekesor per mjekim te pakujdesshem.
Viktime e dhunes gjate dites se djeshme u be kardiokirurgu Edvin Prifti mjek ne Kliniken e Kardio-Kirurgjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Ai u godit gjate orarit te punes nga Robert Rama djali i Vladimir Rames nje pacienti qe nderroi jete dje ne mengjesn ne QSUT pas nje nderhyrjeje zemer.
Incidenti i dhunshem ndodhi dje ne oret e paradites kur Robert Rama djali i pacientit Vladimir Rama u fut ne ambientet e reanimacionit i nervozuar dhe sapo kontaktoi me mjekun e qelloi disa ne fytyre me grushte dhe sende te forta duke i shkaktuar atij nje demtim ne fytyre. Ngjarja ndodhi vetem pak kohe pasi ky i fundit kishte mesuar se i ati i tij 57 vjecar kishte nderruar jete pas nderhyrjes kirurgjikale qe kishte realizuar ne zemer.
Vladimir Rama mesohet se kishte nderruar jete ne kohen qe ndodhej ne sallen e reanimacionit te klinikes se semundjeve te zemres. Nje patrulle e policise se komisariatit nr.4 e cila ishte e stacionuar fare prane vendit te ngjarjes per te kryer patrullime te zakonshme menjehere pas informacionit te dhene ne radio nderhyri duke ndaluar dhe me pas shoqeruar 26- vjecarin Rama per ne ambientet e komisariatit te Policise nr.4.
Aty atij i eshte marre nje deklarim mbi rrethanat e ngjarjes. Gjate ketij deklarimi te dhene nga i shoqeruari ai pretendoi se mjeku i kishte premtuar atij se babai nuk do te kishte asnje ndikim ndegativ nga operacioni.
Gjate deklarimeve te tij ne polici Rama pretendoi se kirurgu i zemres kishte neglizhuar gjendjen e te atit ndersa nuk i kishte kushtuar kujdes situates. Pas pretendimeve te paraqitura prej tij blute moren nje deklarim te te demtuarit mjekut kirurg mbi rrethanat e ngjarjes si dhe mbi pretedimet e djalit te pacientit Vladimir Rama.
Mjeku pretendoi se gjendja e te semurit kishte qene e rende dhe ai ishte futur ne operacion per shkak te problemeve te nje infarkti qe ai kishte paraqitur. Pas nderhyrjes sipas mjekut pacienti eshte mbajtur nen vezhgimin e mjekeve ne sallen e reanimacionit te klinikes se kardiologjise.
Me tej mjeku ka pretenduar se ndaj pacientit jane kryer te gjitha sherbimet dhe perkujdesjet e nevojshme. Sa i perket ngjarjes sipas burimeve mjeku ka marre nje plage te lehte ne fytyre per te cilen ai ka marre ndihmen e pare.
Sekuestrohet kartela klinike autopsi pacientit te vdekur
Burime prane QSUT-se pohojne se aktualisht policia ka sekuestruar kartelen mjekesore te pacientit i cili humbi jeten nje dite pas kryerjes se operacionit. Nderkaq sipas tyre ne nje praktike te zakonshme para se pacientet te futen ne operacion ai ose te afermit e tij firmosin nje deklarate mbi risqet e nderhyrjes.
Firmosesit duhet te marrin ne konsiderate pacientet dhe te afermit e tyre. Kjo firme eshte hedhur ne kartelen e pacientit- pohuan burime zyrtare te QSUT-se. Kjo deklarate bashke me kartelen klinike te pacientit eshte sekuestruar nga policia si prove shkresore.
Pas incidentit trupi i pacientit qe nderroi jete u dergua ne morg ku ekspertet mjeko- ligjore pritet te kryejne autopsine per te nxjerre ne drite te verteten e vdekjes se pacientit Vladimir Rama 57 vjec. Drejtoria e Qendres Spitalore Nene Tereza eshte duke marre masat per te garantuar jeten e veprimtarine e punonjesve te shendetesise ne menyre qe raste te tilla te mos perseriten me pohojne burime zyrtare te QSUT-se.
Drejtori i QSUT-se Ivziku denon dhunen ndaj kirurgut Prifti. Hetim ngjarjes dhe te ndeshkohet autori
Babai i kardiokirurgut Ngjarja na tronditi
Disa ore pas dhunes se ushtruar ndaj te birit babai i kirurgut Edvin Prifti Mihal Prifti tha per gazeten se ngjarja e kishte tronditur ate dhe familjen ndersa dhuna ndaj bluzave te bardha duhet te ndeshkohet. Edhe drejtori i QSUT-se Sajmir Ivziku foli me tone te ashpra per incidentin duke denuar dhunen ndaj mjekeve.
Sapo degjohet zilja e telefonit nje ze flet per tej receptorit Me vjen keq por Edvini nuk mund te flase ne keto momente sepse sapo i eshte kryer nje skaner dhe nuk ndihet mire per shkak te goditjeve qe ka marre. Une jam prind dhe ne si familje ndihemi te tronditur nga ajo qe i ngjau djalit tone- pohoi Mihal Prifti babai i kardiokirurgut te goditur Edvin Prifti.
Ai shtoi me tej se bluzat e bardha duhet te mbrohen. Ndersa drejtori i QSUT-se Ivziku shtoi se rasti i djeshem ne ambientet e spitalit eshte nje akt i patolerueshem. Kjo eshte nje ngjarje e rende ne te gjithe komunitetin mjekesor pasi nje mjek goditet ne momentin e ushtrimit te detyres se tij.
Ajo qe une garantoj eshte se per ceshtjen ne fjale do te hetohet ne te gjitha detajet per te gjetur pergjegjesit te cilet do te jete te gjithe te barabarte perpara ligjit- tha ai.
Me tej kreu i QSUT-se iu kerkoi organeve te Drejtesise te veprojne me te gjithe rreptesine e ligjit ndaj autorit te aktit te dhunshem qe traumatizoi te gjithe pacientet opinionin publik dhe ne menyre te vecante komunitetin e gjere mjekesor