Deshmitarja kunder kreut te FMN-se e frikesuar per veten dhe vajzen
32-vjeçarja që akuzoi kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar për tentativë përdhunimi do të dëshmojë kundër Dominique Strauss-Kahn, por ndjehet e frikësuar për veten dhe vajzën e saj.
Deklarata është bërë nga avokati i 32-vjeçares, punonjëse pastrimi në hotelin ku qëndronte Dominique Strauss-Kahn.
Avokati i 32-vjeçares tha për TV NBC se klientja e tij pritet të dëshmojë përpara një jurie të madhe gjatë të mërkurës.
Sipas avokatit, ajo kishte identifikuar Shtraus-Kahn-in vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë.
“Aktualisht, punonjësja e pastrimit ndodhet në një vend të sigurt së bashku me vajzën e saj”, - tha Shapiro, avokati i 32-vjeçares.
Ndërsa avokati i Shtraus-Kahn, Benjamin Brafman, tha gjatë të hënës se do të besojnë tek provat mjeko-ligjore - të cilat sipas Brafman - nuk do të jene aspak në përputhje me deklaratat e 32-vjeçares.
62-vjeçari Strauss-Kahn ndodhet aktualisht në burgun famëkeq Rikers Island në Nju Jork.
Pritet që ai të kthehet në gjykatë të premten.
Gruaja e tij, ish-gazetare në një televizion francez, Anne Sinclairpritet, të vizitojë bashkëshortin e saj gjatë të mërkurës.
Ndërkohë, sekretari i Thesarit të SHBA-së, Timothy Geithner, tha më parë se Shtraus-Kahn nuk është në gjendje aktualisht të drejtojë FMN-në dhe se një zëvendësim i përkohshëm duhet të bëhet.
Mes të tjerash, sipas sondazheve të fundit bërë nga mediat franceze, opinioni publik në Francë duket të jetë kryesisht në anën e Shtraus-Kahn, i cili deri në arrestimin e tij ishte konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit të ardhshëm.