SHBA vendosin sanksione ndaj presidentit te Sirise
Shtetet e Bashkuara kane vendosur sanksione ndaj presidentit te Sirise per abuzim me te drejtat e njeriut ndersa shtypja vdekjeprurese ndaj opozites eshte intensifikuar anembane vendit.
Departamenti amerikan i Thesarit tha sot se sipas ligjeve amerikane do te ngrijne te gjitha asetet qe jane ne emer te presidentit te Sirise Bashar al Assad dhe ne emer te 6 zyrtareve te tjere te larte. Sanksionet ndalojne individe ose kompani amerikane qe te kene marredhene tregtare me ta.
Deshmitaret thone se trupat qeveritare vazhdojne bastisjet shtepi me shtepi dhe po godasin me artileri lagjen Douma prane Damaskut qytetin Nava ne jug dhe Talkalakh ne perendim. Ky qytet eshte perballur me represionin brutal te qeverise gjate diteve te fundit dhe aktivistet thone se forcat e sigurise kane vrare 27 njerez qe nga java e kaluar.