Presidenti Obama te henen turne ne Evrope

Presidenti Barak Obama niset te henen per nje turne gjashte-ditor ne kater vende te Evropes qe pritet te perqendrohet tek permiresimi i ekonomise globale siguria rajonale dhe marredheniet mes vendeve evropiane.
Zoti Obama do te shkoje se pari ne Irlande ku ekonomia eshte perfshire nga kriza e borxheve. Ne Irlande ai do te vizitoje nje fshat te vogel ku kane jetuar disa nga paraardhesit e tij. Gati 37 milion amerikane pretendojne se e kane prejardhjen nga Irlanda dhe zoti Obama thote se dy vendet ndajne miqesi te thelle.
Presidenti do te kaloje pastaj dy dite ne Londer per te rishqyrtuar te ashtequajturen lidhje te vecante mes dy vendeve. Ai dhe zonja e pare Mishel Obama do te qendrojne ne pallatin Bakingam ku mbreteresha Elizabet do te shtroje nje darke per nderin e tyre. Zoti Obama do te takohet me kryeministrin Dejvid Kamerun per bisedime mbi ekonomine sigurine dhe ceshtje te tjera. Presidenti do te mbaje edhe nje fjalim para dy dhomave te parlamentit.
Zoti Obama do te shkoje me pas ne France ku do te marre pjese ne takimin vjetor ekonomik te Grupit te 8 vendeve me te industrializuara te botes ne qytetin turistik te Dovijes. Ai pritet te beje thirrje per politika me te ashpra fiskale ndaj vendeve me probleme borxhesh si Greqia Portugalia dhe Irlanda.
Vizita e fundit e presidentit do te jete ne Poloni ku pritet te nenshkruaje nje marreveshje per stacionimin e aeroplaneve luftarake amerikane F16 ne territorin polak propozim ky qe ka zemeruar Rusine.