E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmitë e të mbijetuarve, si i piqnin të gjallë fëmijët

Emine Lluri dhe Mejreme Beqo, të cilat u takuan pas 8 vitesh

Kanë parë t’u çnderohen dhe t’u shpohet barku me thikë grave, motrave dhe vajzave të tyre. Vetë janë tredhur, ndërsa për ushqim u është servirur me dhunë mishi i fëmijëve të pjekur në furrë. Të pjekur, teksa përpëliteshin të gjallë mes flakëve!Kjo është Çamëria 1944 dhe çfarë do të lexoni më poshtë është gjithçka që vjen po nga ky vit; dëshmitë e çamëve të mbijetuar pas masakrës që kryen mbi ta bandat kriminale ortodokse të Napolon Zervës. Qindra mijëra myslimanë shqiptarë u përzunë nga tokat e tyre në Çamëri, 2 800 u vranë pabesisht atje, ndërsa rreth 2 700 të tjerë vdiqën rrugës teksa vinin në Shqipëri, nga plagët, etja, uria dhe sëmundjet. Pikërisht në këto rrugë ku u kanë ngelur eshtrat e më të dashurve të tyre, 67 vite më pas, të shtunën, çamët përkujtuan gjenocidin. Me lule, këngë e vallë çame, vaje të recituara mjeshtërisht nga Mirush Kabashi dhe shoqëruar nga tinguj të ëmbël violine të mjeshtres Elda Kamolli, nga Kllogjeri dhe Qafë-Bota i Konispolit ju sjellim dëshmitë më horror që mund të keni dëgjuar.
Mace në çitjane

Gjatë ceremonisë përkujtimore të shtunën te varrezat simbol të çamëve në Kllogjer

Më shumë se sa plumbat, kanë përdorur thikat. Jo për efekt kursimi, por kënaqësie. Sepse, kur bandat e Napoleon Zervës ngulnin thikat nëpër trupin e çamëve myslimanë, nxirrnin që andej copa mishi dhe qeshnin duke lyer këmbët me gjak Këto janë fjalët e një 96-vjeçari që, teksa numëron të afërmit që i kanë vdekur nga kjo masakër, gishtat e dorës nuk i dalin. Ndërsa jetën ia ka shpëtuar një miku i tij grek, me të cilin kishte bërë ushtrinë. “Nuk përdornin plumbat, vetëm thikat. E kam para syve edhe sot se si i çanë barkun një gruaje me thikë. Kur desha të afrohem, pashë një gropë me të vdekur. Aty e hodhën edhe atë të shkretën”, kujton Mersin Hajrullau, që është vështirë ta pyesësh më tej, për shkak të emocioneve që duket sikur e mbysin. Me moshë pak më të vogël, por me të njëjtën dëshmi, vjen edhe Harun Zeneli. Përveç thikave, ai përmend një detaj të çmendur. “Grave u fusnin mace nëpër çitjane, por pasi ua kishin çarë më parë barkun. Ato i gërvishtnin nëpër plagë, por edhe u lëpinin gjakun apo fillonin t’u hanin mishin e lëshuar prej thike”,

Politikanët e djathtë në Kllogjer dhe Qafë-Botë

rrëfen ai. Pas tij, sapo dëgjon fjalën mace, një grua e veshur me të zeza dhe e mbledhur grusht hidhet përpjetë. Është njëra prej tyre që e ka provuar Ashtu si nëna e saj, motrat dhe disa kushërira. Të gjitha të çnderuara nga kriminelët nën komandën e Zervës. E ëma i ka vdekur gjatë përdhunimit, pasi ishte shtatzënë, dy nga motrat minorene i janë vrarë në sy, ndërsa vetë është përmendur kohë më pas dhe nuk e ka të qartë se si. “Më gjetën në Filat, pa ndjenja. Kur më zgjoi familja Sulçe që edhe më mori me vete më pas, kujtoja deri te vrasja e motrave, pasi i përdhunuan të dyja në një dhomë”, thotë Fatimja, ndërsa ul kokën sa herë flet për çnderimin edhe pse tashmë është stërgjyshe.
E poqën të gjallë

Hajrie Karameto, e mbijetuar nga masakra dhe uria

Emine Lluri dhe Mejreme Beqo takohen pas 8 vitesh. Njëra sapo është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tjetra nga Tirana. Të dyja kanë ardhur posaçërisht në Kllogjer për të nderuar dhe respektuar kujtimin e të afërmve të tyre, shumë prej të cilëve u kanë ngelur pikërisht në këto rrugë ku puthin tokën pa fund. Janë nga i njëjti vend, Marglliçi, kanë të njëjtën moshë, ashtu siç kanë edhe të njëjtën dëshmi. Kanë parë të piqet i gjallë në furrë djali i komshinjve të tyre, familjes së Gjinikasve. “Quhej Nail dhe ishte 16 vjeç, i biri i Zuhuries dhe Rizait. Sa djalë i pashëm, i mbarë, punëtor Po ku-lloste bagëtinë kur Vasil Balluni, gjeneral i Napoleon Zervës, me grada po ashtu si ai, ishte një kriminel gjakpirës, e kapi djalin me forcë dhe e solli në fshat. Atëherë ishin furrat e mëdha se edhe familjet ishin të mëdha. Dhe pasi e rrahën si kafshë, e torturuan me thika si kafshë, e futën në furrë të gjallë dhe e poqën po si kafshë. Sikur të mos mjaftonte kjo, qeshnin me të madhe dhe ofendonin teksa djali ulërinte nga plagët dhe dalëngadalë iu shuajt zëri”, rrëfen Eminia, ndërsa mikesha e saj, Mejremja, ia ledhaton flokët dhe e përqafon pas çdo fjalie që thotë. Teksa Eminia përlotet dhe ngec për pak çaste, Mejremja vijon historinë e familjes Gjinika: “Pas pak ditësh, disa miq të familjes Gjinika arrijnë dhe kapin djalin e Bullunit dhe ia çojnë në shtëpi Rizait. I thonë ja ku e ke, merre dhe piqe të gjallë siç bënë me Nailin. Rizai, burrë i mençur dhe shumë i ndjeshëm, çohet dhe e sheh djalin nga afër. Ia prek djalit mjekrën që sa kishte filluar t’i rritej, e ledhaton pak dhe jep urdhër që ta lajnë, ta rruajnë dhe t’i vishnin rrobat më të mira të Nailit. Më pas, mbledh burrat dhe e ul në tavolinë të hajë me ta, pasi kishte porositur që të therej një dash. Për disa ditë e mban në shtëpinë e tij me gjithë të mirat dhe më pas, me disa njerëz ia kthen babait të tij duke i çuar njëkohësisht dhe mesazhin që nuk është ai”. Të dyja gratë, të humbura nëpër masakrat e atyre viteve, nuk dinë ç’të rrëfejnë më parë. Fillojnë një dëshmi, vijojnë një tjetër dhe përfundojnë me të tjera “Kujt ia merrte mendja që do të shiheshim sërish. Tani që u takuam, do të shkojmë te tokat tona”, thotë Mejremja. “Kam marrë dhe pasaportë amerikane, tani nuk më ndalojnë dot më”, shton Eminia, teksa nxjerr dokumentin amerikan. Të refuzuara disa herë nga Policia Kufitare greke, me mëkatin e vetëm se janë çame, dy gratë që tashmë kanë kaluar 90 vite nuk kanë shkelur që nga adoleshenca në fshatin e lindjes. Në moment ato vendosin: Këtë javë do të ikim, gjallë a vdekur!
Vargjet e një 90-vjeçareje
Nga Kllogjeri në Qafë-Botë, të shtunën ishte një ditë kujtimi, respekti, por edhe çudie. Një 90-vjeçare recitonte gjithë kohës. Një aktrim i vërtetë, do të thoshin profesionistët. Një dëshmi në vargje themi ne pasi e dëgjojmë. “I kam kaluar 90 vjet, por kam 78 vjet që i mbaj mend përmendësh. M’i ka mësuar nuja (nëna) që fëmijë”, thotë e moshuara. Ndalon për pak dhe hyn në bisedë, duke thënë njëkohësisht edhe emrin. Duket se i pëlqen prezantimi i plotë: Quhem Fahro Luçite Braho, jam nga Lopesi dhe jam e martuar me Brahim Ademin. Më pas, sikur të ishte në skenë, merr qëndrim, bëhet shumë serioze dhe thotë vargjet me dialektin çam, duke bërë gjeste me duar dhe kokë: “Moj Kllogje shqiptare/ u bëre për çamët varre/ është pak një lapidar/ kemi xhixhotë, hem kushërinjtë e

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›