Fier, 2 fshatra në protestë për ndotjen e energjinë
FIER- Dy protesta janë shënuar sot në rrethin e Fierit. Në fshatin Kallm të Fierit banorët kanë protestuar kundër firmes kanadeze “Bankers”. Banorët ankohen se firma po ndot ambientin dhe nuk ka respektuar premtimet qe u ka dhënë banorëve në nisje te aktivitetit te saj. Kurse në Hoxharë të Re, banoret kërcënojnë me bllokim të rrugës nacionale pasi kane mbi nje jave pa energji.
Në fshatin Kallm të Fierit banorët protestojnë kundër firmës kanadeze, "Bankers", e cila sipas tyre është në këtë zonë vetëm për të shfrytëzuar puset e naftes dhe nuk shqetësohet për pasojat e ndotjes dhe dëmet në bujqësi qe po u shkaktohen banorëve.
Protestuesit për më se 2 orë kane penguar lëvizjen e automjeteve të rënda të firmës me pretendimin se rruge e fshatit të tyre, që shfryeztohet nga kanadezët, është vetëm e shtruar dhe jo e asfaltuar çka bën të vështirë jetesën përnes pluhurit në verë dhe baltës në stinën e dimrit. Protesta e banoreve u mbyll kur përfaqësues të firmes premtuan që ditën e nesërme të nisin asfaltimin e rrugës.
Ndërsa në fshatin Hoxharë e Re, banorët kanë një javë pa energji elektrike dhe shkak për këtë është bërë vjedhja e kabllit të tensionit të lartë.
Banorët janë ankuar dhe te CEZ dhe janë në pritje të riparimit të defektit. Ata kanë kërcënuar se do bllokojnë rrugën nacionale Fier- Darzezë nëse nuk rikthehet energjia
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)